×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni edhe më tej i lartë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Numri i të infektuarve të rinj nga koronavirsi në vend edhe krahas apeleve për respektimin e masave për mbrojtje edhe më tej është i lartë. Dje janë regjistruar 134 raste të reja dhe shtatë viktima. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me virus nga fillimi i epidemisë ka arritur 4.289, 1.757 janë shëruar. ndërsa 201 kanë ndërruar jetë, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 2.331.

    Numër më të madh edhe më tej ka në: Shkup 1.995, (aktiv 1.323), Kumanovë 651, (aktiv 207), Dibër 61, (aktiv 10), Shtip 244, (aktiv 202), Prilep 230 (aktiv 18), Tetovë 440 (aktiv 261), Strugë 138 (aktiv 60).

    Nga 134 personat e djeshëm të diagnostikuar me COVID-19, 97 raste janë në Shkup.

    Midis komunave të Qytetit të Shkupit edhe ato që gravitojnë në kryeqytet, numër më të madh të rasteve aktive me virusin COVID-19 ka në Çair – 302. I dyti sipas numrit të rasteve aktive është Komuna e Aerodromit me 118 raste, komuna në të cilat ka mbi njëqind të infektuar për momentin janë edhe Buteli me 110 raste, Qendra me 105 dhe Gazi Baba me 104 raste. Komuna e Sarajit ka 96 raste, Karposhi – 94, Kisella Voda – 64, Gjrçe Petrovi – 53, Studeniçani – 52, Shuto Orizare – 40, Haraçina – 33 dhe Komuna Ilinden – 27 raste aktive. Nën dhjetë raste aktive kanë Komuna Petrovec (nëntë), Sopishte (tetë), Çuçer Sandevë (shtatë) dhe Zelenikova (një). N[ buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë janë evidentuar edhe dy të huaj si raste aktive të koronavirusit.

    I madh është numri i të hospitalizuarve me COVID-19. Në klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 90 pacientë nga të cilët 35 mbështeten me oksigjen dhe nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

    Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 120 pacientë janë hospitalizuar nga të cilët 12 janë në respirator, ndërsa 23 janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 27 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 21 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 74 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar me COVID-19.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe apeloi se arma më e fuqishme kundër koronavirusit është secili nga ne – ndërgjegjja e jonë dhe përgjegjësia e jonë. Mburoja më efektive janë tre rregullat që duhet t’i ndjekim në mënyrë të vazhdueshme – mbajtja e distancës, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtja e higjienës.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.