Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se në të ardhmen numri i pacientëve të infektuar me coronavirus pritet të rritet edhe më shumë, kjo është arsyeja pse po bëhet riorganizimi i kapaciteteve në spitale.
“Numri i pacientëve të shëruar pritet të jetë më i vogël se numri i pacientëve të pranuar. Vala e dytë erdhi më herët nga sa prisnim”, tha Filipçe.
Ministri tha se Shkupi për momentin është vatër e nxehtë e të infektuarve me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, të gjitha qytetet e tjera janë të qëndrueshme dhe ka raste sporadike.
Për punonjësit shëndetësor tha se ata ishin në rrezik me muaj, duke punuar ndërrime të gjata për të shpëtuar jetë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që të ndihmojnë që sa më shpejt që të dalim nga kjo gjendje.
“Respektoni masat, ndihmoni punonjësit e shëndetit të marrin frymë”, tha ministri.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni sot informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 140 janë nga Shkupi.

Të tjera
-
21:23 | 13 Gusht 2022
-
21:21 | 13 Gusht 2022
-
21:02 | 13 Gusht 2022
-
20:49 | 13 Gusht 2022
-
20:46 | 13 Gusht 2022
-
20:22 | 13 Gusht 2022
-
20:19 | 13 Gusht 2022
-
20:17 | 13 Gusht 2022
-
19:29 | 13 Gusht 2022
-
19:25 | 13 Gusht 2022
-
18:55 | 13 Gusht 2022
-
18:48 | 13 Gusht 2022