Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Express.
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të sigurojë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë. Ai ka marrë 161 vota.
Pas tij, Ekrem Hyseni nga radhët e LDK’së ka marrë 25 vota, ndërsa Besnik Tahiri i AAK’së, 8 vota.
Kandidatja e PDK’së, Floretë Zejnullahu nuk ka arritur të sigurojë asnjë votë, njëjtë edhe kandidati i Nisma’s, Xhemajl Hasani.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Ekrem Hyseni i LDK’së ka arritur të marrë 44,30 për qind, apo 16 mijë e 451 vota.
Ndërsa, Shpejtim Bulliqi i LVV’së ka marrë 44 për qind apo 16 mijë e 338 vota.