×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen votat e diasporës për Fushë Kosovën, ky është rezultati

    FrontOnline
    24 Tetor 2021

    Votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës kanë bërë që kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i kësaj komune, Burim Berisha qëndrojë ‘një fije’ në 50% të votave. Rezultati nga këto vota ia zbehu atij mundësinë që ta fitojë edhe një mandat tjetër në udhëheqje të komunës qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

    Shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca.

    Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë pa balotazh. Atij, pa përfshirë votat e diasporës, i mungonin vetëm 14 vota për ta shmangur raundin tjetër të garës. Kurse me votat e diasporës, Berishës iu shtuan në mbi 60 votat që i nevojiten për fitoren.

    Nga mbi 9 mijë e 610 vota të aprovuara nga fletëvotimet e ardhura me postë, 80 prej tyre ishin për komunën e Fushë-Kosovës.

    Nga numërimi i votave të rregullta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së, Burim Berisha mori 49,96% të votave, krahas 25,33% të tyre sa i mori kandidati i LVV-së, Enver Bajçinca.

    Kjo diferencë mes dy kundërkandidatëve më të votuar është zvogëluar pas numërimit të votave të diasporës.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2024
    Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin me iniciale B.S., i moshës 44-vjeçare në fshatin Babush, i cili po drejtonte veturën me afat...
    Kronika18 Prill 2024
    Mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje janë bërë në Policinë e Kosovës prej vitit 2020 deri më 2023...
    Lajme18 Prill 2024
    Të martën, Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke shënuar një hap...
    Të tjera
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Vip18 Prill 2024
    ‘Big Love’ është rikthyer përsëri dhe në këtë edicion të formatit më të ndjekur të ‘BBV3’. Pasditen e sotme, banorët janë mbledhur...
    Vip18 Prill 2024
    Juliana Nura, një ndër bukuroshet që mori pjesë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ka thumbuar aktorin Vedat Bajrami, me...
    Sport18 Prill 2024
    Real Madrid dhe Bayern Munchen, i kompletuan mbrëmë çiftet gjysmëfinaliste të UEFA Champions League. Këto dy skuadra pikërisht do të përballen me...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore...
    Lifestyle18 Prill 2024
    Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.