×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numërohen mbi 50% të votave në Kukës: Partia Socialiste drejt fitores së thellë

    FrontOnline
    25 Shtator 2023

    Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri Partinë Socialiste për t’i qeverisur me një kryetar bashkie, i cili është duke e udhëhequr garën, Albert Halilajn.

    Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 48 kuti, ku kryeson kandidati i PS-së Albert Halilaj me 88294 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka siguruar deri më tani 4631 vota.

    Socialistët pritet ta thellojnë edhe më shumë këtë rezultat deri në numërimi e kutisë së fundit. I dërguari Top Channel në Kukës Muhamed Veliu, thotë se procesi numërimit ka nisur rreth orës 23:00 të ditës së djeshme.

    Numërimi vijon pa ndërprerje, megjithëse lodhja e numëruesve është evidente. Nëse vijohet me të tilla ritme numërimi, pritet përfundimi kutisë së fundit jo përpara orës 12:00 të së hënës.

    Emri Vata, kandidati “Bashkë Fitojmë” ka qëndruar në vendin e numrit të votave deri pas mesnatës dhe është larguar, pasi ka kuptuar se rendi i kutive të numërimit nuk ishte në favorin e tij. Bashkë me të janë larguar edhe deputetët e PD të cilët e shoqëronin.

    Procesi numërimit nisi me shumë vonesë si pasojë e një numri të madh personash në vendin e numërimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur palestrën e më pas ka lejuar vetëm një numër të caktuar vëzhguesish të dy subjekteve politike.

    I rrethuar nga mbështetësit e tij Albert Haliaj, është prezent në palestrën e shkollës Lidhja Prizrenit që prej nisjes së numërimit. Drejtoria vendore e policisë Kukës me shumë profesionalizëm përmes një sistemi me numra, ndihmoi në mbarëvajtjen e administrimit të materialeve zgjedhore deri në mbërritje e kutisë së fundit. /Top Channel

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit përfundimisht filloi mësimi shqip për nxënësit e klasës së parë. Lajmin e...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Qeveria italiane pritet t’i japë dritën jeshile pasditen e kësaj marte marrëveshjes së nënshkruar në 6 Nëntor në Romë mes kryeministrave Rama...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Katër kandidatë janë kualifikuar për debatin e katërt presidencial të partisë republikane amerikane (GOP), i cili zhvillohet të mërkurën mbrëma në Alabama,...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Avokatja Fehmije Bytyqi tha se ka informacione se Policia dhe Prokuroria e dinin se Naim Murseli ishte porositësi i vrasjes së bashkëshortes...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit përfundimisht filloi mësimi shqip për nxënësit e klasës së parë. Lajmin e...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryetari i Zubin Potok, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të përkrahë çfarëdo rezultati nëse kërkesa e serbëve për shkarkimin...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Kaderi në një bised me banorët ka thënë se ”unë kam dëshirë gjdo javë me dal nga banorët në nominim”. Besi i...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Blerando dhe Blero kanë biseduar me njëri-tjetrin. Ata kanë biseduar për mospajtimet që kanë në debate. Blerando i ka thënë Bleros se...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Në më pak se një muaj, Kylian Mbappe do të jetë në gjendje të negociojë lirshëm me klubet që duan ta transferojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.