×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen afër 90 % e votave, VV e ruan diferencën e thellë

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Nga ora 07:00 kur edhe u hapën qendrat e votimit anembanë vendit, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

    Deri në ora 19:00 numër i madh i qytetarëve pavarësisht motit sfidues dhe situatës me pandeminë COVID-19, zgjodhën që të dalin në zgjedhje.

    Kësisoj pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar me numërimin e votave të dala nga këto zgjedhje.

    Deri më tani KQZ ka arritur të numëroj 700 mijë e 70 vota, ku prinë Lëvizja Vetëvendosje me 47.81 përqind të votave.

    Si parti e dytë nga rezultatet e deritanishme renditet Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj, Enver Hoxhaj si dhe parti e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës.

    PDK tani për tani ka 17.32%, kurse LDK ka 13.37 përqind.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një përqindje prej 5.09% ndërsa Nisma Socialdemokrate duket se do të mbesë jashtë pragut zgjedhor.

    Këto zgjedhje pritet të sjellin shumë ndryshime brenda përbrenda politikës në Kosovë, por edhe në udhëheqjen e institucioneve më të larta në vend.

    Nga dalja në zgjedhje e qytetarëve të Kosovës do të bëhet edhe renditja e subjekteve më të votuara si dhe liderëve më të votuar në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluar më 14 shkurt 2021.

    Këto zgjedhje erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për jo-vlefshmëri të votës së ish-deputetit Etem Arifi, në rrëzimin e Qeverisë Kurti gjatë fillimit të pandemisë COVID-19.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh përgatiti një ambient mjaft të këndshëm për çiftin Heidi - Romeo, për të kaluar disa momente romantike me njëri-tjetrin....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i...
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komuna e Deçanit ka marrë leje për shfrytëzimin e tokave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky vendim u miratua nga Kuvendi...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.