×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kalon Raporti Vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, nuk kaloi në seancën e sotme të Kuvendit pasiqë nuk pati kuorum. Në votim morën pjesë vetëm 50 deputetë, duke mos u krijuar kuorumi i nevojshëm për kalimin e pikës.

    Kurse zëvendëskryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mërgim Lushtaku, kërkoi mosmiratimin e Raporti Vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020.

    “Komisionit për Administratën Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2021 nuk ka miratuar raportin me kërkesë që raporti të plotësohet nga KPM-ja me vërejtjet e anëtarëve të komisionit. Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2021 rishqyrtoi Raportin Vjetor të Komisionit të Pavarur për Media me plotësimet shtesë dhe vlerësoi se i njëjti nuk i përmbushë obligimet ligjore për raportim dhe Kuvendit i rekomandon mosmiratimin e tij.” tha Lushtaku

    Armend Muja nga Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, gjithashtu tha se edhe nga ky komision rekomandojnë që të mos miratohet raporti, sepse sipas tij, nuk i përmbushë obligimet ligjore për raportim.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.