×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk iu dhanë 300 euro shtesë, punonjësit shëndetësor javën tjetër hyjnë në grevë

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Për mosdhënien e pagave shtesë nga 300 euro për punonjësit shëndetësor, teknik dhe vozitës, nga java e ardhshme nisin grevat për bojkotimin e punës.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privatë, Jusuf Azemi thotë se punëtorët teknik, vozitësit, si dhe sigurimi nëpër spitalet e Kosovës po ballafaqohen direkt me pacientët që janë apo potencialisht mund të jenë të prekur me Covid-19, andaj siç thekson ai, ata duhet trajtuar njëjtë me mjekët dhe infermierët kur bëhet fjalë për pagesën shtesë prej 300 eurove.

    Azemi thotë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe shpreson se do të jenë të realizueshme.

    “Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të hyrë në grevë, tani kemi një presion nga punëtorët teknik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe në qendrat klinike universitare. Definitivisht që të gjithë janë pro grevës, edhe pse në SShKUK ka ende një hezitim për t’iu bashkëngjitur grevës, shpresojmë se do të koordinohemi edhe me ata dhe javën tjetër do të fillojmë me një grevë tërë ditore. Ka pasur afat të mjaftueshme Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi bërë me dije se do të ndalim shërbimet tona dhe këto shërbime nga java tjetër do të ndërpriten”, tha Azemi.

    Kreu i kësaj sindikate ka treguar se vetëm rastet emergjente do të trajtohen, ndërsa të gjithë shërbimet tjera do të ndërpriten.

    “Që nga mëngjesi deri pasdite nuk do të punohet farë. Do të punohet vetëm me rastet emergjente, ndërsa të gjitha shërbimet tjera do të ndërpriten dhe përgjegjësinë do ta mbajnë ata që kanë për obligim. Të jemi të barabartë me të gjithë punëtorët, mjekë, specializant në kushte të barabarta”, thotë ai.

    Kujtojmë se protesta me këto kërkesa janë mbajtur në QKMF në Podujevë, SSHKUK, Ferizaj dhe në komuna të tjera.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Azemi shpreh edhe një shqetësim tjetër për fatin e punëtorëve në sektorin privat.

    Azemi ka thënë se deri në fund të vitit pritet të mbyllen deri 100 mijë vende të punës në sektorin privat për shkak të pandemisë.

    “Në bazë të statistikave të cilat po shënojnë, deri në Vitin e Ri do të mbërri mbi 100 mijë punëtorë të larguar nga puna. Prej tyre punëtorë me kontrata dhe pa të. Një institucion për shifra të sakta jemi ne, sepse në momentin e parë punëtorët e larguar nga puna adresën e parë e kanë sindikatën. Diku 30 përqind e gjithë punëtorëve në sektorin privat do ta humbin vendin e punës. Fatkeqësisht pandemia ka prekë edhe vendet më të zhvilluara… Ka pasur mjete buxhetore, por nuk ka pasur vullnet nga parlamentarët dhe qeveritarët që të jenë më afër në momentet e caktuara tek bizneset”, thekson Azemi.

    Edhe komuniteti i biznesit ka paraparë të mbyllen mbi 70 mijë vende të punës për shkak të mos mbështetjes së sektorit privat nga shteti.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket kërcënimeve të  paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar sërish rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, duke thënë se në komunat veriore pa...
    Lajme28 Mars 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna...
    Lajme28 Mars 2024
    Persona të panjohur kanë shtënë mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Në vendngjarje ata kanë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në...
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.