×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Nuk e dorëzojmë Kosovën”, në Serbi vazhdojnë protestat kundër planit franko-gjerman

    FrontOnline
    08 Mars 2023

    Me thirrjet “tradhti”, apo “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, qindra nacionalistë protestuan në Beograd kundër propozimit europian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Protesta, e cila u thirr në rrjetin rus, “Telegram”, nga organizata e ekstremit të djathtë, “Partia Popullore”, u zhvillua jashtë fakultetit të filozofisë.

    Folësit në manifestim e prezantuan veten si student të fakulteteve të ndryshme të Beogradit. Protestuesit thanë se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë” dhe kërkuan ndaljen e menjëhershme të diskutimeve për të.

    Ata u zotuan se nuk do të heqin dorë nga Kosova dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiçit e shqiptarëve në Kosovë. Manifestuesit marshuan më vonë edhe në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë. Edhe në këtë protestë u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, që është simbol i agresionit rus në Ukrainë. /a2news

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Pas bisedimeve të së martës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Arabinë Saudite, presidenti amerikan Donald Trump tha se...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë. Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili...
    Të tjera
    Sport19 Shkurt 2025
    Feyenoordi mbrëmë e ka eliminuar Milanin nga Champions League. Në fakt, ekipi holandez barazoi me italianët 1:1, por ishte rezultati i ndeshjes...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ende po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt në vendin tonë. Votat e kandidatëve për deputetë...
    Kronika19 Shkurt 2025
    Njësiti policor së bashku me zyrtarët e Ekonomisë Pyjore kanë ndaluar një të dyshuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, i cili posedonte...
    Kronika19 Shkurt 2025
    Në polici në kryeqytet është raportuar se viktima femër pas një mosmarrëveshjeje pasditen e së martës është sulmuar fizikisht nga vëllai i...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur ta thyejë rekordin e presidentes Vjosa Osmani me vota në zgjedhjet e sivjetme. Sipas rezultateve preliminare,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.