Vip

“Nuk duhej ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision sepse vjen nga Kosova”, Ramosaj reagon ndaj Agim Doçit: Kurseje rakinë

“Nuk duhej ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision sepse vjen nga Kosova”, Ramosaj reagon ndaj Agim Doçit: Kurseje rakinë
22:59 | 13 Maj 2022

Tema e Eurovisionit këto është më e diskutuara në rrjetet sociale dhe mediat online.

Mos-kualifikimi i Ronela Hajatit në finalen e madhe dhe përfaqësimi i cili nga shumë kritikë u quajt i dobët, ka bërë që paraqitja e saj të jetë temë e mediave gjithandej.

Në emisionin “Ftesë në 5” i ftuar ishte tekstshkruesi i njohur Agim Doçi, njëherësh dhe anëtar i jurisë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, të cilin Hajati e fitoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Doçi tha se shpesh është pyetur se pse nuk ia dhanë biletën e përfaqësimit Alban Ramosajt me këngën “Theje”, duke thënë se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin evropian.

Kaq mjaftuar që Ramosaj të bëjë një sërë reagimesh në rrjetet sociale, duke thënë se i vjen turp që cilësohet si një i huaj në Shqipëri, dhe se të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.

Reagimi i plotë i tij në Instagram:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera