Bota/Rajoni

Nuk duan t’ia dinë për Covid-19, studentët britanikë festojnë me alkool kthimin në universitet

Nuk duan t’ia dinë për Covid-19, studentët britanikë festojnë me alkool kthimin në universitet
00:25 | 17 Shtator 2020

Duket se studentët në Britaninë e Madhe nuk duan që t’ia dinë për rregullat strikte të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Qindra studentë dolën mbrëmjen e djeshme në Portsmouth për të shënuar fillimin e vitit të ri universitar.

E siç vihet re edhe nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, distancimi social dukej paksa i vështirë për disa studentë pasi kishin ngritur disa gota alkool dhe ishin të tunduar për të bërë miq të rinj.

Të rinjtë shihen gjithashtu teksa bisedojnë në mes të rrugë, e të tjerë që presin në radhë për të hyrë në klubet e natës. Këtë vit, studentët po kthehen në universitet me rrethana paksa të çuditshme për shkak të Covid-19.

     

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera