×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk do të ketë anëtarë bordesh me librezë partie” – Në bordin e Hidroregjionit emërohet anëtari i VV-së

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar anëtarët në bordeve të disa ndërmarrjeve publike. Qeveria votoi edhe për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues Feim Fetoshi, dhe anëtarët Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

    “Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive politike”, ishin fjalët e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, që për disa minuta i harroi sot kur emëroi kryesues të kësaj ndërmarrje, Feim Fetoshi anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më 3 nëntor të 2019, Kurti e kishte pritur Fetoshin në zyret e partisë duke i uruar mirëseardhje në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Pas dy vite e gjysmë shërbimi në partinë e Kurtit, Fetoshi ia pa hajrin duke u rehatuar nga shefi i tij në një pozitë goxha të rëndësishme.

    “Feim Fetoshi nga fshati Fortesë i Rahovecit i bashkohet VETËVENDOSJE!-s. Feimi është Inxhinier i Teknologjisë dhe Bioteknologjisë me studime të përfunduara në Universitetin e Prishtinës dhe në Zvicër. Me një praktikë profesionale në EZH të Zürichut dhe koncernin Pharmacia të Freiburgut, ai ka kontribuar në Simpoziumin e parë të vertarisë dhe vreshtarisë së Kosovës. Me një bashkëpunim me partner gjermanë, ai ka organizuar tri projekte të mëdha në fushën e teknologjisë prodhuese si në Fabrikën për prodhimin e Styroporit në Xërxë, Fabrikën për prodhimin e hidroizolimeve në Prizren dhe në Fabrikën për prodhimin e Biodiesel në Ferizaj”

    “Feimi është themelues i ndërmarrjes Weinkos SH.P.K, që përfaqëson dy kompani gjermane si Eaton’s Begerow dhe WIGOL Reinigungs për Kosovë dhe Shqipëri. Përmes saj, Feimi bashkëpunon me shumë firma prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria në të cilat bën këshillime profesionale për ndihmë në rritjen kualitative dhe në higjienën prodhuese. Suksesin e tij nga përvoja në punë shkencore dhe menaxheriale ai tani e sjell në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Feimit, mirëseardhje i uruam së bashku me Enver Dugollin”, kishte shkruar Kurti për Fetoshin, shkruan Insajderi.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.