Lajme

Non-paperi për Ballkanin Perëndimor, presidenti slloven flet për ndryshimin e kufijve

Non-paperi për Ballkanin Perëndimor, presidenti slloven flet për ndryshimin e kufijve
15:26 | 06 Maj 2021

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar sot pas takimit një konferencë të përbashkët me Kreun e Shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Në fjalën e tij Pahor tha se në mes të majit në konferencën e Brdo Brionit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të japin mendësi dhe ide mbi zgjerimin e BE-së në Ballkan.

Ai e konsideroi si një lëvizje gjeopolitike, të rëndësishme për paqe dhe stabilitet në Europë. Sipas Pahor, anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit perëndimor zvogëlon debatin e madh për rindryshimin e kufivje, pasi në familjen europiane ndryshimi i kufijve është i parëndësishëm.

Borut Pahor: Ne do të angazhohemi që në dokumentin përfundimtar në Brdo të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më i shpejtë. Nuk duhet të ketë përparësi vetëm shteti përballë me të cilin diskutohet, por me të gjithë shtetet e Rajonit. Në këtë qajsje do të zvogëlohej debati për rindryshimin e kufijve në Ballkan, që sipas mendimit tim nuk do të përfundojnë në mënyrë të paqtë. Në anëtarësinë e BE kufijtë e shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe s’ka nevojë për ndryshimin e tyre. Ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Europës nuk zhvillohen pa flijime.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera