×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Non Paper”/ Haradinaj e paralajmëron Kurtin: Do të ketë trazira në Kosovë

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për Front Online e ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do të përballet me trazira e protesta nëse e nënshkruan formimin e “Distriktit Autonom të Kosovës Veriore” si një “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale me Serbinë.

    Ai ka thënë se nuk beson që Albin Kurti do ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

    “Nuk besoj që ndodh. Nuk besoj që Kurti ia lejon vetës me bo një punë të tillë, një dëm aq të madh me ia shkaktu Kosovës. Kjo i kthen trazirat në Kosovë. Do të ketë trazira në Kosovë. Nuk lejohet me shku gabim. Besoj se është i vetëdijshëm se si është gjendja në Kosovë dhe nuk guxon asnjë rrugë të gabume me e ndjek“, ka thënë Haradinaj për Front Online.

    Ai ka thënë se në rast se ndodh një gjë e tillë do të dal vet në rrugë dhe do të protestojë kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

    “Dalë vetë unë. S`kam pse me përkrah askënd. Nuk lejoj që Kosova me shku në obligime të gabume. Nuk duhet, sepse nuk ia kemi borxh askujt me gabu tash”, ka thënë Haradinaj për Front Online.

    Përndryshe, një “non-paper”, në të cilin paraqitet procesi që do të çonte në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është publikuar dje. Letra thuhej se jetë një nismë gjermano-franceze, mirëpo sot, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të rremë.

    Në këtë dokument specifikohet se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “Distrikt Autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.
    Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Sipas këtij plani, Distrikti Autonom i Kosovës Veriore do të ketë guvernatorin e saj në Qeverinë e Kosovës.

    Haradinaj-qeverisë “Kurti”: Dështuat në sigurimin e vaksinave

    Duke folur për situatën me Covid-19 në vendin tonë dhe sigurimin e vaksinave, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i habitur me komoditetin e Ministrit Vitia dhe Kryeministrit Kurti për të mos siguruar vaksina për qytetarët.

    Ai thotë se Kosova nuk duhet të marrë vaksinën ruse dhe kineze ngase janë në pozicione armiqësore, dhe si të tilla janë të dyshimta.

    “Nuk guxojmë me marrë as vaksinën ruse e as kineze sepse jemi ne pozicione armiqësore. Unë nuk guxoj me ua sugjeru qytetarëve këto vaksina. Nuk guxoj me marrë vaksinë me origjinë të dyshimtë. Duhet t`i sigurojmë vaksinat sa më shpejt, kemi adresë, në Evropë dhe Amerikë. Nuk bën të humbim kohë. Jam i habitur me komoditetin e Ministrit dhe Kryeministrit. E hetoj një mungesë fokusimi. Nuk e kanë fokusim punën dhe nuk kanë një plan serioz për punë”, ka thënë Haradinaj për Front Online.

    Ai thotë se Qeveria Kurti ka mungesë të planit qeverisës dhe kjo qeveri nuk duhet të kursejë buxhetin për vaksina.

    Haradinaj për Osmanin: Nuk kemi dëshmi se si i menaxhon situatat si kjo e “Non Paper”

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj në një intervistë për Front Online ka deklaruar se gjithmonë është skeptik se Presidentja Vjosa Osmani mund ta udhëheqë shtetin dhe të reagoj në situata të ndjeshme për vendin.

    “Ne e kemi analizuar se çka do t’i ndodhë Kosovës, nëse tri institucionet e para, Kryeparlamentari, Kryeministri, Presidenti vinë nga një organizim politik në këtë rast nga lista e Vetëvendosjes , atëherë nuk ka ekuilibër të nevojshëm. Balanci në mes të pushteteve, ekzekutivi, legjislativi e presidenca bëhet një shefi i tyre është Kurti”, ka thënë Haradinaj për Front Online.

    Haradinaj ka thënë ka frikë që Vjosa Osmani nuk do të reagoj si duhet në situata të caktuara sikur ky i publikimi të “Non paper”.

    “Për këtë edhe Kurtin sot nuk e kundërshton askush nuk i jep mendim ndryshe e kjo është e dëmshme nuk e ndihmon Kosovën një qasje e tillë, poashtu kemi pasur frikën edhe te këto momentet si ky “Non Paper” i djeshëm”, ka thënë ai.

    Haradinaj ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër e që flitej për shkëmbime të territoreve dhe ka treguar se ka pasur përplasje të forta me liderë botërorë. Por, që nuk beson se këtë mund ta bëjë Osmani.

    “Mua më kujtohet gjatë kohë së shërbimit, kam pasur ballafaqime të ashpra me liderë botërorë me instanca të larta të vendimmarrjes dhe ne nuk kemi ndonjë përvojë ose ndonjë dëshmi se si i menaxhon këto situata ajo”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj për votën e Reshitaj: VV-ja bëri trafikim me vota

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur trafikim të votës, votën që deputetja e kësaj partie Albena Reshitaj e ka dhënë në ditën kur është zgjedhur Vjosa osmani presidente e Kosovës.

    Në një intervistë për FrontOnline, Haradinaj ka thënë se është lënduar mjaft nga kjo pasi që sipas tij VV-ja nuk ka guxuar të kërkojë votë për një marrëveshje për shkak që siç thotë ai kësaj të fundit iu ka dhimbsur pushtetit, por kanë preferuar joshjen e deputetëve.

    “Diçka që më ka lëndu mua dhe Aleancën është trafikimi i votës. Ata se patën guximin me na kërkua votën me një marrëveshje të parimeve jo të pushtetit se ju ka dhimbsur pushteti por e preferuan joshjen e deputetëve ose trafikimin me votë siç ndodhi me zonjën Reshitaj, u provu edhe me tjerë, pra ishte një situatë jo e këndshme të ju them të drejtën”, ka thënë ai, për FrontOnline.

    I, pyetur se pse po e quan trafikim kur vet Reshitaj ka deklaruar se e ka bërë këtë për të mos bllokuar zgjedhjen e presidentes, Haradinaj ka shtuar se ai nuk e ka dërguar që të votojë.

    “Vendimi  është i saj, unë se kam dërguar me votu, mendimi im ka qenë që mos mu nda nga Aleanca dhe grupi por vendimi i saj ka qenë me votu, por dihet që ka pas motive të ndryshme për ketë votë ose për secilën votë”, është shprehur Haradinaj, për FrontOnline.

    Por, ka thënë se nuk do ta përjashtojnë nga partia, pasi që nuk janë parti komuniste.

    Derisa ka pohuar se marrëdhëniet nuk janë të njëjta me Reshitajn.

    “Jo, nuk kemi ne një parti komuniste me shku në atë formë të veprimit , mirëpo marrëdhëniet nuk janë të njëjta me deputetin ose me kolegen që është nda nga grupi që i ka shërbyer një grupi tjetër politik me votën që e ka marr nga Aleanca, nga votuesit e Aleancës”, ka deklaruar ai.

    Ndryshe, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në ditën kur Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e vendit, ka dalë kundër partisë së saj duke marrë pjesë në këtë seancë, derisa AAK-ja nuk ka qenë fare aty./FrontOnline/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.