×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Njohësit e zgjedhjeve: Vendimi i KQZ-së për diasporën s’ka bazë ligjore

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Linja telefonike dështoi.

    E, me këtë udhë, iku edhe mundësia e mërgimtarit për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kjo është mënyra që KQZ-ja përzgjodhi të martën për siç u tha verifikimin e votës së ardhur nga jashtë.

    Me idenë e verfikimit, pro të cilës votuan të gjitha partitë, po pajtohet njohësi i sistemit zgjedhor, Drilon Gashi.

    Por jo edhe me formën, teksa jep disa alternativa tjera.

    “Besoj që ka mënyrë tjetër, mbase përmes e-mailit apo postës të kërkohen të dhëna shumë specifike individuale që të mund të verifikohen votat pa u dashur kjo formë”, u shpreh ai për Front Online.

    Dikush që e drejtoi gjatë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thotë se kushtëzimi i tillë ndaj diasporës nuk ka bazë ligjore.

     

    “Nuk shkruan askund në asnjë dispozitë ligjore që duhet të intervistohen, telefonohen dhe të inspektohen, të vihen kontakte të tillë me mërgatën. Pra vendimi si i tillë është edhe diskutabil edhe i pabazuar në dispozitat ligjore”, u shpreh Mazllum Baraliu.

     

    Ngjashëm po mendon edhe Drilon Gashi.

    “Partitë të mblidhen dhe të shikojnë se çka mund të bëjnë për ta verfikuar votën. Besoj që një mënyrë tjetër do të ishte më e përshtatshme”, theksoi ai.

     

    Shqyrtim të vendimit kërkoi edhe u.d së Presidentes Vjosa Osmani.

     

    Por, atë, nuk pranoi ta komentojë e para e KQZ-së, Valdete Daka.

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi tashmë e ka gati projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit. “Nerazzurët” mposhtën...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtarja e famshme, Dhurata Dora, ka një surprizë për fansat e saj. Ditën e sotme ajo ka bërë publike datën e lansimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Vip23 Prill 2024
    E keni pyetur ndonjëherë veten se si Liberta Spahiu e mban lëkurën e saj kaq të mahnitshme? Epo, një nga sekretet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.