×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohësit e sigurisë: Kërcënimet për bomba duhet të merren seriozisht nga organet e drejtësisë

    FrontOnline
    19 Maj 2022

    Policia e Kosovës ka hasur në informacione të rreme në dy ditët e fundit me kërcënime për alarm për bombë, një në Rektoratin  e Universitetit të Prishtinës dhe tjetri në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

    Ekspertët e sigurisë po i vlerësojnë  të dëmshme alarmet për bomba për dy ditë radhazi në Kosovë.

    Njohësi i kësaj fushe, Avni Islami ka thënë për Front Online se kërcënimet për bomba duhet të merren seriozisht nga organet e sigurisë.

    Sipas Islamit, në të ardhmen mund të ketë edhe kërcënime të tjera.

    “Secili e-mail që vie në adresë të caktuar e që konsiderohet e që mirët si kërcenim për shkak se e-mailet janë kërcënuese duhet të mirën seriozisht, pavarësisht se në të shumtën e rasteve dalin të jenë të rrejshme, mirëpo çka nëse shteti nuk reagon që ta parandaloj dhe mund të ndodh një tragjedi apo një vrasje ku mund të kemi shumë të vdekur nga një bombë, secili kërcenim duhet të merret seriozisht nga organet e sigurisë të Kosovës në kohën e fundit janë shpeshtuar këto kërcënime ku brenda javës ndodhin dy kërcënime ku në të ardhmen mund të ketë edhe të tjera”, potencoi Islami.

    I të njëjtit mendim është edhe njohësi tjetër i sigurisë, Fadil Kajtazi.

    Kajtazi thotë se alarmet për bomba krijojnë një pasiguri tek qytetarët.

    Ai deklaroi për Front Online se qëllimet e këtyre kërcënimeve mund të jenë nga më banalet e deri tek grupet kriminale.

    “Rrezikon vijimin e përditshmërisë kjo prish rutinën ditore të mësimit të punës se në çoftë se bëhet thirrja për një shkollë e para që bëhet nxënësit të largohen prej shkollës po krijohen një pasiguri tek qytetarët se qytetari nuk e din a është alarm i rrejshëm ajo që është më e rëndësishme se kush po i bënë dhe cili është qëllimi, qëllimet mund të jenë nga më banalet që mund t’i bëjnë nxënësit dhe grupet kriminale për interesat e veta që kanë me realizuar ndonjë aksion e për të shpërqendruar vëmendjen e policisë që të realizojnë aksionin dhe vendeve armike që kanë qëllime të caktuara për me krijuar panik”, u shpreh Kajtazi.

    Alarmet e rrejshme për bomba ndodhën në dy lokacione,  njëri te Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe tjetri tek shkolla” Xhevdet Doda”.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pas suksesit të Kosovës në KiE ku është votuar hapi i dytë për rrugë drejtë anëtarësimit, serbët janë agresuar, thotë ish-kryetari i...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën....
    Lajme23 Prill 2024
    Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të...
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    Kronika23 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë. Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë ardhur pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.