[wp-story]

Lajme

Njohësit e rrethanave politike komentojnë përplasjet brenda LDK’së

Njohësit e rrethanave politike komentojnë përplasjet brenda LDK’së
22:02 | 16 Dhjetor 2019

Rrallë u panë bashkë.

Por, gjatë fushatës nuk patën kundërshtime me njëri tjetrin.

Madje nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thuri elozhe për Vjosa Osmanin ditën kur ajo ishte për fushatë në Podujevë.

“Nominimi i Vjosës për kryeministre shënon një momentum historik, si për LDK’në ashtu edhe për Kosovën…”, ka thënë Agim Veliu, Nënkryetar i LDK’së.

Por, kjo atmosferë mes tyre nuk zgjati shumë.

Sa përfunduan zgjedhjet kundërshtimet mes nënkryetarve të LDK-së, dolën në publik.

Kulmi u arrit, kur Vjosa Osmani u pa tek regjistrohej si deputete bashkë me Albin Kurtin.

Agim Veliu, shkoi deri aty sa tha se Vjosa Osmani duhet të jap sqarime për këtë gjë.

“Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”

Menjëherë pasoi kundërpërgjigja nga ana e Vjosa Osmanit.

 “…për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim..”, ka thënë Vjosa Osmani, LDK.

Gjithë këto përplasje brenda LDK-së, njohësit e rrethanave politike i vlerësojnë si mungesë të balancave brenda partisë.

 Sipas Abdullahut, ka mendime ndryshe brenda partisë, prandaj kemi këtë rezultat.

Ndryshe, në takimin e fundit mes krerëve të LDK-së e VV-së, Vjosa Osmani nuk mori pjesë. Kjo ndodhi pas përplasjes së Osmanit me Agim Veliun.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera