Gjuha:
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njohësit e ekonomisë vendore optimistë për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual ku u diskutua mbi perspektivat për rimëkëmbje ekonomike dhe hapat të cilët duhet të ndërmerren për të siguruar të ardhmen e bizneseve në industri të ndryshme, si dhe evitimin e një krize më të thellë ekonomike e cila do të shkaktonte falimentimin e shumë bizneseve të sektorit privat, veçanërisht të atyre të vogla dhe të mesme.

    Michael Gold, drejtor menaxhues në kompaninë Crimson Capital theksoi se shumica e programeve të vendosura nga Qeveria por edhe përkrahja nga donatorët ndërkombëtarë janë mjaftë pozitive për ekonominë e vendit, por megjithatë vonesat në implementim e tyre vetëm se rrisin dëmet e shkaktuara. Sipas Gold, për të trajtuar problemet e bizneseve me likuiditet është mirë të inkurajohet përdorimi i instrumenteve financiare jo tradicionale siç janë mes tjerash faktoringu dhe lizingu, për të cilat rëndom bizneset nuk janë as të vetëdijshme, derisa ekziston edhe korniza ligjore për përdorim të tyre.

    Sipas Gold, për të siguruar rimëkëmbje ekonomike Qeveria e Kosovës duhet t’i jap rëndësi menaxhimit të duhur shëndetësor të pandemisë, dhe marrjes së masave për zhvillimin e sektorëve më të ndikuar. Ai u shpreh mjaft optimist për rimëkëmbjen ekonomike të vendit nëse të gjithë hisedarët japin kontributin e tyre dhe problemet me pandeminë tejkalohen, derisa tha se sektorët si ai i TIK-ut, financave dhe bujqësisë kanë mundësi të mira të fuqizohen.

    Leonora Kusari, menaxhere kryesore në departamentin Këshilla për Biznese të Vogla në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, u shpreh e shqetësuar mbi mosveprimin e institucioneve dhe vonesën e implementimit të masave të nevojshme për të mbështetur sektorin privat, duke theksuar se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë veçanërisht të rrezikuara për mbijetesë në këtë kohë. Sipas Kusarit, Qeveria duhet të reagojë me programe specifike mbështetëse që targetojnë sektorët e veçantë, derisa theksoi se sektori i shërbimeve që ndërlidh në vete shumë biznese të vogla është ndër më të ndikuarit. Ajo u shpreh se ekziston nevojë për përzierje të instrumenteve të ndryshme financiare dhe krijim të incentivave që inkurajojnë investime, duke përfshirë grantet, derisa tha se jo vetëm proceset e bizneseve por edhe ato të Qeverisë duhet të digjitalizohen urgjentisht.

    Kusari potencoi se BERZH ka mjaft instrumente të cilat po mundohet të i vë në përdorim, mirëpo nuk është se po has në kërkesë të tregut për të njëjtat, me ç’rast ritheksoi nevojën për edukim të bizneseve mbi instrumentet e ndryshme financiare që ekzistojnë në vend. Ajo tha se bizneset kosovare gjithmonë kanë luftuar për të mbijetuar pa u varur nga ndihma e Qeverisë, por tash është koha që kjo e fundit të ofrojë përkrahje, derisa u shpreh se beson fuqishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    Besa Ilazi, specialiste për menaxhim të projekteve në zyrën e USAID për rritje ekonomike, theksoi se edhe para shpërthimit të pandemisë në Kosovë një ndër problemet më të mëdha me të cilin është raportuar se përballeshin qytetarët ishte papunësia, andaj situata aktuale vetëm se e ka përkeqësuar këtë fenomen. Ilazi theksoi se nga këndvështrimi i USAID, shumë ndërmarrjeve duhet ju ofrohet asistencë në mënyrë që të shmanget falimentimi i tyre. Ilazi potencoi rëndësinë e borxhit publik në këtë situatë kritike, sidomos duke e marrë parasysh se vendi nuk ka politika monetare, ku tha se Qeveria duhet të fokusohet në mënyrat më të mira për të arritur rimëkëmbjen ekonomike.

    Sipas saj, çdo lloj zhvillimi për rimëkëmbjen ekonomike pa menaxhim të mirëfilltë të krizës shëndetësore do të jetë i pakuptimtë prandaj të dyja duhet të ndodhin paralelisht. Për fund, Ilazi tha se është e paevitueshme përshtatja ndaj këtij ambienti të ri, andaj ajo është mjaft pozitive për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar partitë opozitare për reagimet e tyre ndaj situatës politike në Kosovë. Limaj ka vënë...
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, tha se mbeten të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës duke shtuar...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket...
    Vip08 Qershor 2023
    Xhuli, ditët e fundit po kalon pushimet në Turqi. Por, me postimin e fundit të Atdheut, u kuptua se edhe ai është...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se nëse diçka ndodhë në Kosovë, situata mund të eskalojë shpejt. E para e shtetit...
    Lajme08 Qershor 2023
    Nisma e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta rrëzuar Qeverinë Kurti II nuk duket se po merr përkrahje nga partitë tjera...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.