[wp-story]

Lajme

Njohësi i Kushtetutës: Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje

Njohësi i Kushtetutës: Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje
23:32 | 16 Dhjetor 2019

Njohësi i dispozitave kushtetuese dhe ish-deputeti i pavarur, Riza Smaka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se dështimi i mbledhjes së Kuvendit me datën 26 dhjetor do të dërgonte në zgjedhje të reja.

“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë Smaka.

“Presidenti do të duhej të konstatonte se ka dështuar mbledhja e Kuvendit dhe do duhej të shpalle zgjedhje të reja”

Smaka po ashtu ka thënë se marrëveshja për koalicion po prishet nga një pjesë e vogël brenda LDK’së që po kërkojnë poste që nuk u takojnë politikisht.

“Nuk po flas për LDK’në në përgjithësi, pasi që aty ka njerëz shumë të aftë. Por vetëm për këtë grupin e vogël Mustafa and co. Ata po kërkojnë diçka që nuk u takon”.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera