[wp-story]

Lajme

Njihuni me ambasadorët e ri të Kosovës në Turqi, Britani të Madhe, Arabi Saudite, Itali, Austri e Kanada

Njihuni me ambasadorët e ri të Kosovës në Turqi, Britani të Madhe, Arabi Saudite, Itali, Austri e Kanada
11:22 | 21 Gusht 2019

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tashmë ka marrë vendim për emërimin e ambasadorëve të karrierës, që do ta përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit.

Që nga krijimi i Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, tani për herë të parë, më shumë se 60 për qind e ambasadorëve të Kosovës janë Ambasadorë të karrierës, raporton Front Online.

Ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme kërkon të paktën 50 për qind e ambasadorëve, të jenë Ambasadorë të karrierës dhe jo më shumë se 50 për qind, të emërohen politikisht.

Ambasadorët e karrierës, Pacolli i ka caktuar në kryeqytetet kryesore me rëndësi politike, siç janë Londra, Roma apo Ankaraja

Ambasadorët e emëruar të karrierës janë: Ilir Dugolli, në Turqi, Frymëzim Isufaj, në Britani të Madhe, Lulzim Mjeku, në Arabi Saudite, Lendita Haxhitasimi, në Itali, Lulzim Pllana, në Austri, Adriatik Kryeziu, në Kanada.

Muaj më parë, ministri Pacolli kishte propozuar emërimin e Ambasadorëve të tjerë të karrierës ku Ylber Kryeziu u emërua Ambasador në Portugali, Muhamet Brajshori në Tajlandë dhe Guner Ureya në Banglladesh.

Duket se Pacolli ka ndërmarrë masa për uljen e numrit të ambasadorëve të emëruar politik, me qëllimin e forcimit të shërbimit të jashtëm me Ambasadorë të karrierës, që janë pjesë e sistemit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të aftë për të trajtuar sfidat që ka Kosova në sferën ndërkombëtare./Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera