×
  • Sport
  • Sport

    Njëvjetori i vdekjes së Maradonës, Messi vjen me fjalë emocionale

    FrontOnline
    25 Nëntor 2021

    Messit i duket e pabesueshme që Diego Maradona ka vdekur sot një vit më parë dhe se legjenda e kombit të tij nuk ishte gjallë për ta përjetuar triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës.

    Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare nga një sulm në zemër në nëntor të vitit të kaluar, pak javë pasi ishte operuar në tru.

    Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt trofeut të parë që prej vitit 1994, duke e fituar Kupën e Amerikës 2021 në korrik.

    Sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të donte që Maradona të ishte gjallë për ta përjetuar triumfin e vendit të tij ndaj rivalit Brazil. Duke folur për gazetën spanjolle Marca në njëvjetorin e vdekjes së Maradonës, Messi tha: “Duket sikur të ketë ndodhur dje, e kam një ndjesi të çuditshme. Duket e pabesueshme që ka kaluar një vit tashmë dhe, pa të këtu, Argjentina është sërish kampione (e Kupës së Amerikës) pas kaq shumë viteve”, tha Messi.

    “Gjithmonë mendja të shkon se do ta shohësh atë përsëri në TV, duke dhënë intervistë, apo duke e dhënë mendimin për diçka. Gjithmonë do t’i kujtoj çastet më të mirë që i ndamë së bashku, ato të cilat e kisha fatin t’i përjetoja me të”.

    Për ta shënuar njëvjetorin e vdekjes së Maradonës, klubet e Argjentinës do të mbajnë një minutë heshtje para takimeve të tyre dhe lojtarët do të vendosen në fushë në formë të numrit 10.

    Në Napoli, ku ai e kaloi një pjesë të karrierës, do të zbulohen dy statuja për të. 

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.