×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia Speciale shkon te parkingu i “Albi Mall”

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Pronari  i pompës së derivateve ‘V-Petrol’, Valon Azizi, pretendon se prona të cilën e përdor qendra tregtare ‘Albi Mall’ për parking, është pronë e tij.

    Për këtë arsye, Azizi ka marrë vendim që ta bllokojë këtë pronë me rrethoja të hekurit, pasi që sipas tij, ‘Albi Mall’ këtë pronë e ka përdorur ilegalisht si parking për nevojat e tyre.

    E pas këtyre pretendimeve, Njësia Speciale e policisë së Kosovës, sot në orët e mengjesit ka shkuar në vendin e ngjarjes.

    Lidhur me këtë FrontOnline, ka dërguar pyetje në zyren për informim të Policisë së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmin nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndërsa mbrën Valon Azizi, i ka bërë të ditura arsyet se pse e ka rrethuar parkingun me rrethoja të hekurit.

    Kjo është shkresa e plotë:

    Të nderuar,

    1. Une, Valon Azizi, pronar i “Valoni Petrol” sh.p.k., përmes kësaj shkrese, dëshiroj të ju njoftoj dhe përmes juve edhe opinionin, lidhur me veprimet e kundërligjshme nga ana e Prokurores së Shtetit znj. Arbëresha Shala.

    2. Çështja ka të bëjë me një raport juridiko-civil të lidhur në mes kompanisë që unë e përfaqësoj, në cilësi të qiradhënësit dhe “Albi Mall” Sh.p.k. në anën tjetër në cilësi të qiramarrësit. Objekt i kësaj kontrate të qiradhënies është sipërfaqja e paluajtshmërisë, pronar i së cilës është kompania ime, e cila shfrytëzohet si parking nga Albi Mall.

    3. Duke qenë në një raport juridiko-civil i cili raport është krijuar me anë të kontratës për qiradhënie, unë, në cilësi të qiradhënësit, kam ushtruar të drejtat që më takojnë nga ky raport juridiko-civil, ashtu që kam njoftuar qiramarrësin Albi Mall se e kam shkëputur kontratën pasi që qiramarrësi nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të kontratës.

    4. Pas njoftimit, unë kam vendosur pengesat brenda sipërfaqes time për të mos lejuar shfrytëzimin e kësaj paluajtshmërie pasi që e drejta për të shfrytëzuar këtë pjesë të paluajtshmërisë është ndërprerë nga ana ime.

    5. Pas këtij veprimi, kanë ardhur Policia e Kosovës duke më urdhëruar që të largoj pengesat e vendosura në pronën time. Të njëjtit më kanë thënë se janë duke e zbatuar urdhërin e Prokurorit të Shtetit, mirëpo që një urdhër të tillë me shkrim nuk ma kanë prezantuar. Unë kam refuzuar që t’i bindem një urdhëri të tillë, pasi që nuk kishte urdhër me shkrim.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme,...
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.