×
  • Kronika
  • Kronika

    Njëri nga policët e arrestuar në Karaçevë drejtonte lokalin ku luhej bixhozi

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Disa zyrtarë policorë që janë arrestuar në aksionin e njohur si “Karaçeva” edhe më herët kanë qenë të dyshuar për përfshirje në veprime penale. Polici F.L., siç është informuar KOHA, ka qenë i arrestuar në vitin 2009, për kontrabandë. Aksioni asokohe ishte kryer nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës. Siç kanë thënë burimet, ky zyrtar policor ishte suspenduar, por më vonë ishte kthyer sërish në punë.

    “Rasti ka qenë në procedurë disa vjet, por pa aktgjykim final pati arritur parashkrimin. Më pas nuk ka mundur të largohej nga puna”, ka thënë ky burim, shkruan KOHA Ditore.

    Në mesin e të arrestuarve, kanë treguar burimet, ka edhe të tjerë policë që kanë qenë duke u hetuar për vepra penale.

    Polici F.L., i cili ka pasur histori arrestimi dhe proces gjyqësor, është i vetmi që tash hetohet si drejtues lokali ku është organizuar bixhozi dhe lojërat e fatit. Të tjerët zyrtarë policorë hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak se, edhe pse kanë qenë në dijeni, nuk kanë ndërmarrë veprime për ndalimin e veprimtarisë kriminale, siç thotë prokuroria me pretendim për përfitime personale.

    “Prej muajit gusht 2019 e më tutje, në lokalin e tij “Adria”, që ndodhet në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë Komuna e Kamenicës, i pandehuri F.L., në cilësi të zyrtarit policor, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për personin tjetër dhe në kundërshtim me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit 06/L-155, në mënyrë të kundërligjshme dhe në vazhdimësi ka organizuar lojërat e fatit të cilat janë të ndaluara me ligj”, thuhet në dokumentin e hetuesisë.

    Nga hetuesia i kanë thënë KOHËS se përveç kësaj ai dyshohet për kontrabandë.

    “Këtij polici i janë konfiskuar rreth 50 lopë, të cilat dyshohet që ai i ka kontrabanduar nga Serbia”, ka thënë ky burim.

    Nga Rubrika
    Kronika11 Shkurt 2025
    Janë ndaluar dy shtetas të Serbisë në Novosellë të Kamenicës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin. Në njoftimin e...
    Kronika11 Shkurt 2025
    Një burrë i dehur në Gjakovë, është fjalosur me gruan e tij përmes telefonit, në lidhje me kujdesin ndaj djalit të tyre....
    Kronika11 Shkurt 2025
    Është arrestuar një person në Krushë të Madhe, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një tjetër. Policia ka njoftuar se gjatë...
    Të tjera
    Lajme11 Shkurt 2025
    Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të "Transparency International". Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Përfaqësuesja e Lartë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, bashkë me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, kanë vlerësuar procesin zgjedhor në...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në “Pressing” se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dështuar duke filluar nga faqja e...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është detyruar të ndërhyjë Policia e Kosovës, pas përplasjes mes komisionerëve. Pamjet kanë dalë nëpër...
    Vip11 Shkurt 2025
    Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.