×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Njerëzit e shëndetshëm hanë tre lloje ushqimesh për mëngjes

    FrontOnline
    10 Mars 2022

    Njerëzit që përpiqen të humbin peshë ose të mbajnë një peshë të shëndetshme hanë vakte me një sasi të kufizuar ushqimi. Është e vështirë të mbash një dietë të tillë në afat të gjatë dhe për këtë arsye ata fitojnë sërish peshë pas një periudhe të caktuar. Nga ana tjetër, njerëzit që mbajnë një peshë të shëndetshme pa u dorëzuar janë një burim i pashtershëm informacioni për ekspertët , shkruan Zadovoljna.hr.

    Qendra Kërkimore Teknike VTI në Finlandë studioi zakonet e të ngrënit të 147 njerëzve të shëndetshëm me peshë të shëndetshme për katër muaj. Studiuesit, të udhëhequr nga doktoresha Anom-Lina Vurinen, zbuluan se njerëzit e shëndetshëm zakonisht hanë tre lloje ushqimesh për mëngjes.

    Frutat ishin zgjedhja më e popullarizuar për 51 për qind të të anketuarve, 41 për qind hëngrën produkte qumështi , ndërsa 33 për qind e njerëzve zgjodhën konsumimin e flakeve.

    Edhe pse buka dhe produktet e furrës konsiderohen si burim i kalorive të panevojshme, deri në 32 për qind e të anketuarve e nisin ditën e tyre me këtë lloj ushqimi.

    Më interesante nga të gjitha është se vetëm 26 për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë pirë kafe me mëngjes, ndërsa pjesa tjetër 74 për qind shkojnë në punë dhe i kryejnë detyrat e tyre pa ndihmën e kafeinës, shkruan Zadovoljna.hr.

    “Në vend që të kufizoni dietën dhe të shmangni ushqimet e preferuara, mbipesha ose shtimi në peshë mund të parandalohen nëse një individ mëson të dëgjojë nevojat e trupit të tij, duke preferuar cilësinë mbi sasinë”, shpjegoi doktoresha Ana-Lina Vurinen./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Në nivel klubesh, ai synon daljen në Evropë, por Kosova është zgjedhja e tij e vetme në nivel të kombëtareve. Igball Jashari...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Aktakuzw për rastin nuk është ngritur ende. Prokuroria ka thënë se hetimet po...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për “Front Online” lidhur me rastet e vdekjes të punëtorëve. “Deri me tani për...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Njohës të fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë, kanë mendime krejtësisht të kundërta sa u përket nënstacioneve policore që Kosova ka nisur...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një punëtor i moshës 25 vjeçare, të dielën ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, pasi është goditur nga një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.