×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një zyrtar policor akuzohet për vrasje pas vdekjes së Rayshard Brooks

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Prokurorët në Atlanta, Xhorxhia, kanë ngritur akuza kundër një zyrtari të bardhë policor, pas të shtënave fatale me armë zjarri ndaj Rayshard Brooks, javën e kaluar, teksa ai ka ikur, kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta arrestojnë.

    Të shtënat fatale kanë ndodhur në më pak se tre javë, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floydit, sa ka qenë në mbajtje policore në Mineapolis, ngjarje që ka nxitur zemërim kombëtar rreth racizmit dhe drejtësisë në baza racore.

    Kjo ngjarje ka rezultuar edhe me thirrje për reforma në administratën policore në gjithë Shtetet e Bashkuara.

    Zyrtari policor i Atlantas, Garrett Rolfe, është akuzuar për vrasje, e cila është e ndëshkueshme me burgim të përjetshëm apo dënim me vdekje. Rolfe, 27-vjeçar, është akuzuar edhe për 10 shkelje tjera, të ndëshkueshme me dekada burgim.

    Ai veçse është pushuar nga puna.

    Brooks ka qenë duke fjetur në makinën e tij, duke pritur në radhë për ushqim të shpejtë.

    Zyrtarët policorë kanë tentuar ta arrestojnë atë pasi i kanë bërë testin nëse është i aftë për pjesëmarrje në komunikacion.

    Në disa incizime policore është parë një përleshje, gjatë së cilës, Brooks ka marrë një armë nga zyrarët policorë dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre, teksa është larguar.

    Prokurorët kanë akuzuar zyrtarin Rofle edhe për mosdhënie të ndihmës pasi Brooks është qëlluar dhe ka fituar dy plagë në shpinë.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku 3 persona humbën jetën dhe...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, në kuadër të të cilit lëvizja palestineze ka liruar disa nga pengjet që mban në këmbim të...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Udhëheqja e Kinës është "shumë e ngarkuar" nga problemet e saj të brendshme për të konsideruar pushtimin e Tajvanit, tha presidentja tajvaneze...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në seancën e sotme plenare ka thënë se Raporti i Progresit edhe kësaj...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka fituar rastin dhe ka kthyer tetë asete të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë-Kosovë...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi në seancën e ka komentuar vlerësimin e Komisionit Evropian për Kosovën. Ajo thotë...
    Vip30 Nëntor 2023
    Gjatë natës banorët në dhomën e gjumit kanë biseduar me njëri-tjetrin. Linda hapi temën se si Blerando e kishte provokuar, pasi ajo...
    Vip30 Nëntor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Alby po shihen të afërt se kurrë më parë. Teksa qëndronin në dhomën e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.