[wp-story]

Lajme

Një vit nga vrasja në AKI, familjarët e të ndjerit kërkojnë të zbardhen motivet

Një vit nga vrasja në AKI, familjarët e të ndjerit kërkojnë të zbardhen motivet
20:32 | 04 Shtator 2019

Familja e të ndjerit Isa Sejdiu kërkojnë nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e këtij rasti

Lotët nuk u janë tharë tash e një vit, që kur humbën vëllain e vetëm.

Drejtësi për burrin e ndjerë Isa Sejdiu,  që u vra me 4 shtator të vitit të kaluar brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës, po kërkon edhe bashkëshortja Besa.

Kjo kërkon nga institucionet e drejtësisë që të punojnë më shumë për t’i zbardhur motivet e vrasjes së burrit të saj.

“Qe një vit na nuk kemi asnjë përgjigje, as nuk e shohim as angazhimin më të vogël të AKI për me dhanë një përgjigje dhe për me dhanë motivin për çka ka ndodh. Rasti shumë është zvarrit, nuk e di arsyen pse, por rasti është stërzgjatur mendoj. Vetë fakti që ngjarja ka ndodhur në AKI në isntucionin më ta lartë në Kosovë”,  thotë Besa Sejdiu, gruaja e të ndjerit Isa Sejdiu

Ndriçim të rastit se pse ju vra vëllai i hasretit po kërkojnë edhe tri motrat e të ndjerit Isa Sejdiu, që ishte punëtorë i AKI-së.

“Vëllain na kanë vra qe një vitë ne nuk kemi asnjë përgjigjjje dhimbja është shumë e madhe, pse na vrajtën vëllaun edhe ne motrat kemi mbet pa vlla. Ju kshim lut kush din me kallxu të vërtetën.Vëllau ka qenë shumë tip i qetë dhe i harshëm dhe ka qetë, qasi njeri u kanë pasi ka deshtë me punu”, shprehet Emine Sejdiu-Zeqiri, motra e të ndjerit Isa Sejdiu

Isa Sejdiu, është vrarë brenda ambienteve të Agjencisë së Inteligjencës nga kolegu i tij Valon Ibërdemaj.

T7 pati raportuar në muajin mars se, ndaj Ibërdemajt që ishte punëtor i sigurimit në këtë institucion  është ngritur aktakuzë për vrasje të rënd, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës vrasja ishte kryer shkak të xhelozisë, derisa avokati mbrojtës i Iberdemajt kishte kërkuar që t’i bëhet ekzaminim psikiatrik klientit të tij.

Ndërkohë, prokurori i rastit Ilaz Beqiri përmes telefonit ka thënë për T7 se tashmë e kanë marrë ekzaminimin, që e ka nxjerr të akuzuarin Valon Iberdemajn me probleme psikike.

Por sipas Beqirit ekzaminimi nuk e shfajëson Iberdemjan për veprën që e ka kryer.

E si ta pa nevojshme ekspertizën po e sheh avokati i familjes Sejdiu.

Skender Musa thotë se ka prova të mjaftueshme se vrasja është kryer me dashje.

“Ne dhe pala e dëmtuar konsiderojmë nuk ka pas arsyje që të nxirret asnjë ekspertizë pasi ai ka punuar në një incitucion siç është aki….rasti është kryer me dashje dhe me paramendim”.

T7 ka kontaktuar edhe me mbrjotësin e Valon Ibërdemajt, avokatin Besnik Bershia.

Pro, ky i fundit nuk ka komentuar asgjë në lidhje me këtë rast. Për këtë rast tashmë ka filluar gjykimi. Seanca e dytë do të mbahet me 19 shtator.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera