×
  • Front TV
  • Front TV

    Një vit nga vjedhja e 2.1 milionë €, Prokuroria e Ministria e Financave heshtin

    FrontOnline
    22 Tetor 2021

    Thesari i shtetit është për gati 2.1 milionë euro më i varfër, tash e një vit.

    Kaq është shuma që u vodh prej tij përmes një sulmi kibernetik të kryer më herët, por që u bë publik tek më 21 tetor të vitit të kaluar.

    Një pjesë e të hollave, rreth 600 mijë euro ishin bllokuar që në fillim. Megjithatë, nuk dihet akoma asgjë për fatin e 1.4 milionëshit tjetër. Nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur nëse është kthyer ndonjë pjesë e këtyre parave në kuletën e shtetit. E për to nuk u prononcua as Hykmete Bajrami, që aso kohe ishte Ministre e këtij dikasteri dhe as Prokuroria Speciale.

    Krejt çka dihet deri tani, është se Gjykata mund të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit.

    Kjo barrë në rast se shpallën fajtorë bie mbi Labionot Grudën dhe Kadri Shalën, dy të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e thesarit, ndaj të cilëve veçse është ngritur aktakuzë.

    Në këtë drejtim atyre deri tash u janë konfiskuar katër vetura. Të njëjtit akuzohen për disa vepra penale.

    “Labinot Gruda akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ si dhe “Shpëlarje e parasë’’ në bashkëkryerje me Kadri Shalën”. Ndaj Kadri Shalës është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale “Shpëlarje e parasë’’ në bashkëveprim me të pandehurin Labinot Gruda dhe për veprën penale ‘’Ndihma’’ dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, thuhet nga ana e Prokurorisë Speciale në një komunikatë të mëhershme të tyre.

    2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik.

    Mjetet janë tërhequr nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës më 9 tetor 2020.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Front TV25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Front TV25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.