×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, flet ish-drejtori i aviacionit

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Është bërë një vit që nga momenti kur Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës nënshkroi në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lufthansa, për të  hapur linjën ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

    Ky nënshkrim u bë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ish-ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i dorëzuan Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, letrën me të cilën i njoftuan autoritetet e Kosovës për këtë synim duke kërkuar poashtu që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet e tjera.

    Sot kur edhe u bë një vit nga ky nënshkrim, Eset Berisha i cili edhe nënshkroi asokohe këtë marrëveshje deklaroi se Kosova kishte dy përfitime politiko-ekonomike nga kjo ngjarje:

    1)Fakti se parashihej të nënshkruhej edhe nga NATO/KFOR-i, ishte një njohje ‘De Facto’ për herë të parë pas luftës, e autoriteteve kosovare të aviacionit të aeroportit Adem Jashari, hapësirës ajrore kosovare të cilat nuk ishin njohur jo vetëm nga Beogradit, por edhe nga BE-ja dhe as nga NATO.

    2)Lirohej koridori ajrore me Malin e Zi për fluturimet nga Kosova, hapësira ajrore e Malit të Zi për fluturime tranzire kontrollohet nga Beogradi.

    Sipas  Berishës qëllimin e kishin në Podgoricë dhe jo në Beograd, sepse qytetarët e Kosovës nuk do të udhëtonin në aeroporte evropiane përmes Beogradit, transmeton lajmi.net.

    “Delegacioni kosovar në atë kohë pothuajse e arriti zhbllokimin e plotë të hapësirë ajrore duke menduar se ky ishte qëllimi final edhe i ekzistencës së institucioneve të paguara me taksa të qytetarëve. Por doli se nuk menduan të gjithë kështu”, tha ai.

    Ai shtoi se dhe krejt në fund, përkundër dëshirës dhe insistimit nuk patën fatin të nënshkruajnë marrëveshje me flamur e simbole të Republikës së Kosovës.

    “Atë po ua lëmë “trimave” qё nuk e dinё, e as nuk duan të dijnë se si funksionon aviacioni nё njё shtet jo anёtar tё ICAO-s dhe me forca ndёrkombёtare brenda vendit pa marrëveshje SOFA.”.

    Postimi i plotë:

    Podgorica e jo Beogradi ishte qëllimi-
    1 vit nga nënshkrimi i zotimit me kompaninë gjermane pёr linjёn ajrore Prishtinё-Beograd

    Ishte 20 janari 2020, kur përfunduan bisedimet jo të lehta për këtë cështje, të cilën miqtë, aleatët dhe shpëtimtarët e kombit tonë, ShBA-të, e kërkuan nga ne, e të cilën nuk kishim arsye dhe as interes ta refuzonim. Të gjithë krerët e shtetit të asaj kohe ishin dakorduar për të.

    Duhej të ishte ky një hap i vogël drejt një arritje të madhe që do të pasonte, por gjërat shkuan në kahun e kundërt.

    Kosova kishte dy përfitime politiko-ekonomike nga kjo ngjarje:

    1. fakti se parashihej të nënshkruhej edhe nga NATO/KFOR, ishte një njohje de facto për herë të parë pas luftës, e autoriteteve kosovare tё aviacionit, aeroportit “Adem Jashari”, hapёsirёs ajrore kosovare, tё cilat nuk ishin njohur jo vetëm nga Beogradi por edhe nga BE-ja, dhe as nga NATO/KFOR të cilët për pengesa juridike u tërhoqën në momentin e fundit nga nenshkrimi, por atë e përkrahu më vonë edhe vet SP i NATO-s dhe zyrtarët e BE-së;

    2. Lirohej korridori ajror me Malin e Zi pёr fluturimet nga Kosova; Hapёsira ajrore e Malit tё Zi pёr fluturime tranzite kontrollohet nga Beogradi. E pёr kёtё shkak, fluturimet tona zgjasin rreth 30 min. dhe kushtojnё mё shumё tani e 22 vite. Me aranzhimet e Berlinit humbi arsyeja e pengesës së imponuar Malit të Zi nga Beogradi.

    Pra, qёllimin e kishim nё Podgoricё dhe jo nё Beograd, sepse qytetarët tanë nuk do të udhëtonin në aeroporte europiane përmes Beogradit.

    Menjёherё pas Berlinit pasuan bisedimet pёr hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi dhe Shqipërinë, por Beogradi u pendua që në takimin e parë pas Berlinit, sepse sic dukej dikush atje nuk pajtohej me atë që u nënshkrua në Berlin. Ata thonin se ishte shkelur kushtetuta dhe ligjet e tyre me këto aranzhime, të cilat cuditërisht edhe në Prishtinë kritikoheshin për të njëjtat arsye, skeptikёt këtu e zhvlerёsuan dhe e konsideruan edhe shkelje tё Kushtetutёs edhe të elementeve tё shtetёsisё duke i injorur perfitimet politike dhe ekonomike.

    Në vend se të përfitonim nga tërheqja e palës tjetër dhe të këmbëngulnim edhe më tepër në synimet tona për hapje të korridoreve ajrore të bllokuara padrejtësisht për 22 vite, qeveria jonë e “mirë” qe erdhi ate kohe, hoqi dorë dhe keshtu vazhdoi status quo.

    Delegacioni Kosovar në atë kohë pothuajse e arriti zhbllokimin e plotë të hapësirës ajrore duke menduar se ky ishte qëllimi final edhe i ekzistencës së institucioneve të paguara me taksa të qytetarëve. Por, doli se nuk menduan të gjithë kështu.

    Dhe krejt në fund, përkundër dëshirës dhe insistimit tonë, nuk patëm fatin të nënshkruajmë marrëveshje me flamur e simbole të Republikës. Atë po ua lëmë “trimave” qё nuk e dinё, e as nuk duan të dijnë se si funksionon aviacioni nё njё shtet jo anёtar tё ICAO-s dhe me forca ndёrkombёtare brenda vendit pa marrëveshje SOFA.

    Uroj ta kenë kuptuar tashmë se se pari duhet të valoj flamuri në OKB në New York.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi urimi i Endritit, djalit të vetëm të ish-presidentit. Endriti shkruan: “Babi sot...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Të tjera
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.