[wp-story]

Bota/Rajoni

Një viktimë nga sëmundja e meningitit në Shqipëri, dyshohet edhe për dy të tjerë

Një viktimë nga sëmundja e meningitit në Shqipëri, dyshohet edhe për dy të tjerë
19:21 | 10 Janar 2020

Shënohet viktima e parë nga sëmundja e meningitit. Pas analizave të kryera, specialistët e Shëndetit Publik konfirmuan se 27-vjeçari, efektiv i policisë, humbi jetën nga bakteri i meningoksemisë.

Dyshohet se edhe dy persona të tjerë, një 33-vjeçar nga Tirana dhe një 30-vjeçare nga Durrësi, kanë gjetur vdekjen ditët e fundit nga kjo sëmundje. Rezultatet e analizave ende nuk kanë dalë edhe pse dyshohet se edhe gripi mund të jetë shkaku i humbjes së jetës.

Bakteri i mengingoksemisë përhapet përmes pështymës dhe zakonisht në periudhën e virozave. Diagnoza në fillim është e vështirë pasi ka shenjat e gripit, por më pas dallohet nga komplikacionet dhe temperatura shumë e lartë./Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera