×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një rast me “zgjebe” në Kumanovë, QSHP: Tre të dyshuarit e tjerë nuk janë infektuar

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba, kurse për tek tre të tjerë dyshohet, gjatë ditës së sotme nga Qendra e Shëndetit Publik njoftuan se pas analizave rezulton vetëm një nxënës të jetë i infektuar. Mjekja Edita Ramizi nga Qendra e Shëndetit Publik apelon që të kihet kujdes me sëmundjet ngjitëse, siç është zgjeba.

    “Në departamentin tonë pranë QShP-së është paraqitur vetëm një rast i konfirmuar i infektuar me “zgjebe”, bëhet fjalë për një nxënës në Sh.F.K. “Qirili e Metodi” në fshatin Rramanli, përfundimisht deri më tani nuk kemi raste të tjera. Rekomandimi im kishte me qenë që ata nxënës që dyshojnë të paraqiten menjëherë te mjeku amë me çka mjeku amë t’i udhëzojë te specialisti, i cili do ta konfirmojë diagnozën për të gjitha ato ndryshime të cilat i ndjejnë ata persona në lëkurën e tyre”, theksoi Edita Ramizi nga Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë.

    Ndryshe, menjëherë pas paraqitjes së këtij rasti, masat që i ndërmori shkolla në bashkëpunim me QShP-në janë edhe ligjëratat për sëmundjet ngjitëse, kurse gjatë ditës së djeshme ekipet e tyre qëndruan në ambientet e shkollës ku ndërmorën masat adekuate rreth këqyrjes së gjendjes aktuale, si dhe u krye dezinfektimi i tërësishëm i shkollës.

    “Ekipi ynë menjëherë ka shkuar në mbikëqyrje në shkollën e lartpërmendur dhe atje janë dhënë rekomandimet e duhura, sikur izolimi i nxënësit të infektuar, trajtimi i tij, por edhe i të gjithë atyre që kanë pasur kontakt fizik të ngushtë me të infektuarin dhe është bërë dezinfektimi sipas indikacioneve epidemiologjike nga shërbimi ynë i duhur, si dhe kemi dhënë disa mjete dezinfektuese për shkollën”, theksoi Edita Ramizi nga Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë.

    Nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë na njoftuan se edhe në ditët në vijim do ta përcjellin me kujdes situatën në këtë shkollë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi u arratis nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Për sakrificën dhe guximin e tij sot në shkollën e mesme Jovan Kostadinov, i riu 19-vjeçar, i cili u ka shpëtuar jetën...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, është takuar me përfaqësues të Listës Sprksa përpara seancës në Këshill të Sigurimit të Kombeve...
    Lajme25 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. njofton se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në rrugën...
    Lajme25 Mars 2025
    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së...
    Lajme25 Mars 2025
    Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, për FrontOnline theksoi se veprimet politike të ndërmarra janë të lejuara dhe mund të sjellin suksese, edhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Java Ndërkombëtare e Parasë është iniciativë globale e udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe bashkon 176 vende të...
    Sport25 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës U21 e ka fituar miqësoren kundër Moldavisë. Moldavia dhe Dardanët e rinj u përballen të martën në Belek të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.