Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një rajon spanjoll ndalon pirjen e duhanit pas shqetësimeve për coronavirus

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Rajoni spanjoll, Galicia, ka ndaluar pirjen e duhanit në hapësira publike pas shqetësimeve se rrit rrezikun për përhapje të coronavirusit.

    Autoritetet kanë vënë njoftime për këtë ndalesë nëpër rrugë dhe hapësira publike, siç janë restorantet dhe baret, nëse masat për distancim fizik nuk mund të zbatohen.

    Ky rajon veriperëndimor është i pari që prezanton masa të tilla, ndonëse pritet që edhe rajonet tjera ta përcjellin ndërkohë, transmeton BBC.

    Vendimi vjen meqë Spanja është prekur më së keqi në Evropën Perëndimore nga coronavirusi i ri.

    Numri i rasteve të reja është rritur nga më pak se 150 në muajin qershor, në më shumë se 1,500 përgjatë muajit gusht.

    Ky shtet ka regjistruar 1,690 raste të reja me coronavirus vetëm të mërkurën, duke e çuar numrin total të të prekurve me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi në pothuajse 330,000.

    Vendimi i Galicias është mbështetur nga një projekt kërkimor i Ministrisë së Shëndetësisë atje, i publikuar muajin e kaluar, i cili ka theksuar lidhjen në mes të pirjes së duhanit dhe rritjes së përhapjes së coronavirusit.

    Aty është thënë se rreziku rritet pasi njerëzit lëshojnë stërpika – potencialisht edhe coronavirusin – derisa pijnë duhan.

    Aty është thënë edhe se duhanpirësit rrezikojnë përhapjen e coronavirusit edhe duke prekur cigaren përpara se ta pijnë apo duke mbajtur maska dhe duke vendosur apo hequr atë disa herë gjatë procesit të duhanpirjes.

    Masa të ngjashme janë marrë gjithandej, përfshirë Afrikën e Jugut, ku shitja e cigare është ndaluar në fund të muajit mars.

    Vendimi është arsyetuar me këshillat e dhëna nga ekspertët shëndetësorë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. /REL/

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Një shofer në Finlandë mori gjobën më të lartë ndoshta për tejkalim shpejtësie. Ai është gjobitur me 121 mijë euro, pasi gjobat...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly sot ka qëndruar në Ukrainë, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky....
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Katër persona janë arrestuar në Tiranë, për të cilët policia atje bëri të ditur se dyshohen për vepra të ndryshme penale. Një...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”, kanë...
    Lajme05 Qershor 2023
    Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po shihet nga faktori ndërkombëtar si rruga e duhur për shtensionimin e situatës në Veri. Ish-kryetari i...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci. Pantoviq,...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sot ka filluar “Java e Sigurisë në Komunitet”, ku policia do të ketë aktivitete nëpër rajone të vendit, deri më 14 qershor....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.