[wp-story]

Kronika

Një person niset me thikë drejt stacionit policor të Gjakovës

Një person niset me thikë drejt stacionit policor të Gjakovës
21:51 | 14 Janar 2020

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, pasi ka shkuar me thikë në stacionin policor.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Zyrtarët policor nga stacioni policor në Gjakovë, kanë vërejtur një person të dyshuar mashkull, në afërsi të stacionit policor. Zyrtarët gjatë kontrollit në trupin e tij, e kanë gjetur një thikë”, ka thënë ajo.

Më tutje Podrimaj, ka thënë se për të dyshuarin është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të paautroizuar të armës – thikës”, si dhe me vendim të prokurorit ai mbahet në ndalim policor.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera