×
  • Vip
  • Vip

    Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Vetëm një natë përpara finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, emocionet kanë kapluar shtëpinë.

    Dy prej finalisteve, Egli dhe Rozana, janë parë të përlotura, duke mos e fshehur dot trishtimin për fundin e këtij kapitulli të paharrueshëm.

    Egli nuk i përmbajti dot emocionet dhe u shfaq duke qarë pa ndalur. Pak çaste më pas, Gjesti iu afrua dhe në një moment prekës, nisi të këndojë këngën “S’kena me u pa më bashkë” – si një reflektim i ndjenjave që po përjetonin të gjithë.

    Në atë çast, edhe Rozana u pa me lot në sy, duke e kthyer skenën në një nga momentet më prekëse të këtij edicioni.

    Banorët kanë kaluar një ditë të mbushur me emocione, ndërsa nesër i pret nata më e rëndësishme – finalja, ku do të shpallet fituesi i sezonit.

    Ndërkohë, vetëm disa orë më parë, Egli dhe Gjesti u panë duke shkëmbyer puthje të zjarrta në dhomën e gjumit.

    Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh e luhatshme, pasi Gjesti ka treguar hezitime dhe tërheqje të herëpashershme gjatë rrugëtimit.

    Mbetet për t’u parë nëse lidhja mes tyre do të mbijetojë edhe jashtë mureve të shtëpisë së famshme.

    Finalja është gati të nisë, emocionet janë në kulm – dhe publiku po pret me padurim të zbulojë kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Vip16 Maj 2025
    CNN e ka përmbledhur në mënyrë argëtuese dhe të thelluar spektaklin e Eurovision 2024, duke bërë një renditje personale të të gjitha...
    Vip16 Maj 2025
    Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri...
    Vip16 Maj 2025
    Serbia ka konkurruar në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’. Pas performancës së Princ, përfaqësuesit të Serbisë, një person në publik...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.