×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim personit për mbajtje të armës pa leje dhe vjedhje në Prizren

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Gjykata e Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi që mbajti armë pa leje dhe vjedhje.

    Gjykata nëpërmjet një komunikate për medie ka treguar se me 10 janar të 2020-ës, i njëjti me dy persona të tjerë të maskuar kanë kryer vjedhje në një biznes të pajisjeve teknologjike. Përveç L.K dy personat e tjerë ende nuk janë identifikuar.

    “Me datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy (2) persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar – të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat e krijuara, në atë mënyrë që, derisa biznesi në fjalë ishte i mbyllur, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, thyejnë xhamin në afërsi të derës hyrëse, futen brenda nga ku arrijnë të marrin: Një (1) monitor të kompjuterit: Nëntë (9) telefonë ‘demo’; dhe Tre (3) tabletë, dhe me të shpejtë me veturën e tyre largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, me ç’ rast të dëmtuarit – personit juridik i shkaktojnë dëm material në shumën prej 7.200 € (shtatëmijë e dyqind euro)”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

    “Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vjedhja e rëndë nga neni 315 par.2 pika 1.1 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 16.02.2021 deri me datën 17.03.2021. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë”, vazhdon komunikata.

    Tutje në komunikatë thuhet se “Mme datë, kohë dhe vend te njëjtë, i njëjti në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e zjarrit dhe atë: një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një (1) karikator brenda saj dhe tetë (8) fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij aktvendimi, me ç’ rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri L.K., deri në momentin e ndalimit ishte duke qëndruar jashtë Republikës së Kosovës, gjithashtu duke pasur parasysh se pandehuri ka vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tjerë, dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurit i cili nuk është për herë të parë para organeve të ndjekjes”.

    Në bazë të këtyre rrthanave, Gjykata gjeti se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit L.K., në procedurën penale, dhe parandalimin e dëmtimit të provave dhe përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre.

    Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.