Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit H.B., për shkak se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.
Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, ku në rastin konkret i pandehuri që nga muaji shkurt e deri në nëntor në lokacione të ndryshme të Ferizajt dhe Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur të dëmtuarën N.Xh., me aftësi të kufizuar mendore, duke e trafikuar te persona të ndryshëm për qëllime seksuale në këmbim të parave, të cilat më pas i ka përvetësuar.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.