×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin, rrahu gruan dhe nënën e tij

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, lëndimi i lehtë trupor, dhe mospërfillja e gjykatës.

    “Në ditën kritike, i pandehuri E.F., ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik, psikologjik në familje, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda marrëdhënies familjare në atë mënyrë që ditën kritike me rastin e daljes nga shtëpia bashkëshortes së tij – të dëmtuarës, i thotë që ta pastroj ballkonin e shtëpisë dhe largohet nga aty, me rastin e kthimit në shtëpi fillon zënka në mes të pandehurit dhe të dëmtuarës i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalë duke i thënë “kam me të mbytë” dhe fillon ta sulmoi fizikisht, sa që merr një kabllo elektrike dhe me të fillon ta godet në gjithë trupin, pastaj e godet me shuplakë e kapë për flokë dhe e keqtrajton tej mase, sa që detyrohet të ndërhyj nëna e të pandehurit që ta parandaloj keqtrajtimin dhe vazhdimin e dhunës ndaj të dëmtuarës”, njofton gjykata.

    Po ashtu, nga këto prova dhe shkesat e lëndës, rrjedh se i pandehuri i lartcekur më datë kohë dhe vend të njëjtë të theksuar si më lartë, i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij, me rastin e ndërhyrjes së të dëmtuarës për ta ndërpre dhunën dhe keqtrajtimin fizik, me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon të dëmtuarën – nënën e tij, të cilën e kapë për fyti dhe ja shtrëngon fytin, me ç’rast e dëmtuar pëson lëndim të lehtë trupor.

    – Gjithashtu, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se i pandehuri E.F., më datë kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, i pandehuri nuk e përfill vendimin e lëshuar të gjykatës për viktimën – nënën e tij, respektivisht urdhër mbrojtjen e lëshuar për shkak të veprës penale të dhunës në familje”, vjon tutje njoftimi i gjykatës./FrontOnline/

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.