×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin i cili goditi me veturë këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit V.B, i cili e kishte goditur me veturë një këmbësor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

    Sipas komunikatës, Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare dhe se me qëndrimin e të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

    “… në ditën kritike në magjistralen Prizren – Gjakovë, i pandehuri duke e drejtuar automjetin, duke mos përdorur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, në të cilën kufizimi i shpejtësisë ka qenë 20 Km/h, me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës së tij, e godet këmbësorin tani të ndjerin A.M., dhe duke mos u ndalë në vendin e ngjarjes, me çka janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit”, thuhet në komunikatë./Express

    Komunikata e plotë:

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut publik, nga neni 370  par. 9 lidhur me par.6 dhe 1 të KPRK-së.

    Gjyqtari i procedurës paraprake– Fatmir Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 19.11.2020 deri me datën 18.12.2020.

    Gjyqtari  i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

    Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohet i pandehuri V.B., dhe dëshmitarët okular të cilët do të identifikohen gjatë hetimeve, dhe me qëndrimin e të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, e sipas provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, nga të cilat rezulton se në ditën kritike në magjistralen Prizren – Gjakovë, i pandehuri duke e drejtuar automjetin, duke mos përdorur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, në të cilën kufizimi i shpejtësisë ka qenë 20 Km/h, me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës së tij, e godet këmbësorin tani të ndjerin A.M., dhe duke  mos u ndalë në vendin e ngjarjes, me çka janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Andaj caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit është i bazuar në ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit,

    Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë penale (arresti shtëpiak apo paraqitja në stacion policor),  mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe se masat tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh rrethanat e lartpërmendura, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprimeve.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Të tjera
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli Drejtues i PDK-së, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.