×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për policin dhe djalin e tij në Gjilan, dyshohen për shitje të narkotikëve dhe armëve

    FrontOnline
    25 Janar 2022

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve Arianit Huruglica dhe Leulum Huruglica.

    Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje, kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”, të njëjtit me marrëveshje paraprake në mes veti substancën narkotike i’a kanë shitur të pandehurit F. S., i cili ishte fshehur në një motel së bashku me të pandehurit e tjerë, të cilët gjenden në arrati.

    Po ashtu, të pandehurit A. H. (zyrtar policor) dhe L. H. me dashje në bashkëkryerje në kundërshtim me ligjin për armët kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F. S.

    “Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale importi, eksporti furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marr për bazë këto që u thanë më lartë, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.