×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

    FrontOnline
    04 Gusht 2024

    Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi të shtunën vonë një muaj paraburgim për pesë personat e arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99.

    Pesë serbë të Kosovës me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., dhe M.Sh u arrestuan mëngjesin e së shtunës gjatë një aksioni të autoriteteve të sigurisë së Kosovës në qytetin juglindor Gjilan, duke ngjallur reagime të ashpra nga Serbia.

    Gjykata urdhëroi 30 ditë paraburgim për të pestit, duke thënë se, nëse lihen të lirë “ata mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë”.

    “Po ashtu, ata mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria i akuzon që të pestit për krime lufte si, vrasjen, plagosjen dhe maltretimin e civilëve shqiptarë në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në prill të vitit 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ndërkohë, të shtunën, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë u bëri thirrje misioneve ndërkombëtare në Kosovë “t’i japin fund arrestimeve arbitrare, rezultati i vetëm i të cilave është shkatërrimi i karakterit multietnik” të Kosovës.

    Ministria serbe pretendoi se ky është “një shembull tjetër i sulmeve ndaj serbëve me qëllim të frikësimit dhe dëbimit”.

    Ndërkohë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha më herët në një reagim se të arrestuarit janë njerëz “të cilët kanë jetuar paqësisht për vite, pa probleme në pragjet e dyerve të tyre”.

    Ajo bëri të ditur se të arrestuarit janë Dragan Cvetkoviq, Dragan Billiq, Millosh Shoshiq dhe Sllobodan Jevtiq.

    Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se ka ngritur 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

    Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një mal kritikash i ka drejtuar së fundi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, ndonëse me këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....
    Sport09 Shtator 2024
    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros. Ndeshja që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.