×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për dy personat që sulmuan fizikisht dy policët në Ferizaj

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dy personat të cilët dje në Ferizaj kanë sulmuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Të dyshuarit janë E.G dhe E.E, të cilët dyshohet se nuk kanë përfillur urdhrat e Policisë për zbatimin e masave kundër pandemisë.

    Njoftimi i Gjykatës:

    Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit E.G dhe E.E, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar të përcaktuar me nenin 402 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Të pandehurit dyshohet se më 14 gusht 2020 në Ferizaj, nuk kanë dëgjuar urdhrat e zyrtarëve policor sipas Planit Operativ për zbatimin e masave kundër Pandemisë Covid 19, dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse, ashtu që në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar policin – të dëmtuarin me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti të dëmtuarin-Policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra, me këtë rast policët janë detyruar që ta përdorin sprejn për të i futur nën kontroll të pandehurit.

    Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, e mirëpriti...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në margjina të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Liza Gashi, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj maqedonas,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë disa fotografi nga momentet që i ka kaluar sot në qytetin e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Rovena kanë diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë. Ishte Drenusha ajo që thoshte se me 600 ose 700 euro...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter. Osmani tha...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    “Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Në shtëpinë më të madhe në vend, ka mbërritur një dron. Ky dron ishte i dedikuar për Drenushën, e cila u gëzua...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka ndarë mendimin e saj për Rovenën me Sarën dhe Gresën. “Më dështak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.