×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për burrin që sulmoi seksualisht një grua në Prizren

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, “sulm seksual” dhe “sulm”.

    Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 22.11.2020 deri me datën 22.12.2020.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

    Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, dhe se hetimet janë në fazën fillestare, gjithashtu në vijim të procedurës duhet të dëgjohet i pandehuri, të dëmtuarit, po ashtu ende nuk janë identifikuar dhe marrë deklarimet e dëshmitarëve që kanë qenë prezent në momentin kritik.

    Andaj në bazë të kësaj, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit, rrezikohet rrjedha normale e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë të cilët ende nuk janë dëgjuar, dhe në këtë çështje penale do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

    “Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri, e sipas provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, nga të cilat rezulton se në ditën kritike me datë 22.11.2020 rreth orës 18:30 në Prizren, derisa e dëmtuara (1) me djalin e saj ishte duke mbledhur kanaqe, i pandehuri A.B., nën ndikimin e alkoolit i afrohet dhe e përqafon, kurse e dëmtuara e shtyn të pandehurin dhe fillon të bërtas për të kërkuar ndihmë, në të njëjtën kohë dhe vend i pandehuri dyshohet se përdor mjetin e rrezikshëm – thikën dhe e sulmon të dëmtuarin (2)– djalin e të dëmtuarës (1), duke e goditur në krah, me ç’rast i shqyen xhaketën por pa i shkaktuar lëndime.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, peshën dhe natyrën e veprave penale, këto sjellje të të pandehurit e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri, i njëjti mund të përsërisë veprat penale të natyrës së njëjtë, andaj është vlerësimi i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj, dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.