×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 27 vjeçarit në Klinë

    FrontOnline
    18 Qershor 2021

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.D, për vrasjen e 27 vjeçarit në Klinë.

    “Me datë 16.06.2021, rreth orës 21:00, privon nga jeta personin tjetër dhe me dashje vë në rrezik jetën e personave tjerë, në atë mënyrë që, pas një konflikti verbal në mes të pandehurit dhe viktimës V.B, që kishte pasuar si rrjedhojë e një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i pandehuri nga brezi nxjerr revolen dhe me të njëjtën shtie në drejtim të viktimës, e i cili në momentin kritik ishte pothuajse ngjitur me vëllain e tij, ashtu që më pas i pandehuri me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes dhe dorëzohet pranë Stacionit Policor, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë, ku edhe pas pak çastesh gjen vdekjen”, thuhet në njoftimin e Gjykatës,

    Sipas Gjykatës, me këto veprime i pandehuri F.D kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.5 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366, par. 1, të KPRK-së.

    “Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se kjo çështje penale është në fazën hetimor edhe pritet të dëgjohen dëshmitarët andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikoj te të njejtit, me qëllim të zvogëlimit të përgjegjësisë së tij penale e me këtë të pengoj rrjedhë normale të procedurës penale. Gjithashtu, gjykata duke e pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre dhe se raportet në mes të familjeve janë të acaruara, vlerëson se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të vie deri te kryerja e ndonjë vepre të re penale andaj, mbi këto baza caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm”, thuhet në komunikatë.

    Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

    Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.