×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit Burim Kolgeci.

    Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armës” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga 356, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7 të KPRK-së.

    Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit nga prokurorja Nazan Shero, nga data e pavërtetuar e deri më 17 gusht 2020, Kolgeci ka pasur në pronësi në mënyrë të paautorizuar armën – pushkë automatike AK-47, i kalibrit 7.62 mm.

    Po ashtu, në dispozitivin e dytë thuhet se më 17 gusht 2020, rreth orës 01:30 minuta, Kolgeci shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, para lokalit të pronarit Hazir Kolgeci, në Suharekë, ku ka shkuar me familjarët Jeton Kolgeci dhe Bajram Kolgeci.

    “Para këtij lokali kanë qenë të ulur në një tavolinë disa persona, ku aty edhe Fadil Llugaxhia me të cilin ka pasur një ngatërresë verbale vetëm disa minuta më parë, Resul Muqa, Hazir Kolgeci, si dhe një person i quajtur Arsim, Kujtim Kolgeci, dhe nga një largësi rreth 10 metra, i akuzuari shtien në ajër dy (2) deri në tre (3) herë, pasi nuk është konfirmuar saktë, dhe pasi largohet prej aty duke u larguar shtien sërish në ajër”., thuhet në kërkesën e prokurorisë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.