×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Një muaj pa reciprocitet, por Serbia s’e ktheu tregun e Kosovës

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Asnjëra nuk janë në fuqi momentalisht.

    Por, për aq kohë sa ishin, taksa e reciprociteti, i dhanë efektet e tyre në frenimin e eksportit të Serbisë në Kosovë.

    Fqinji verior prej fillimit të 2020-s e deri tani ka eksportuar në Kosovë produkte në vlerë të 54 milionë eurove, raporton Front Online.

    Në Doganë thonë se kjo shifër është shumë më e vogël sesa shifra që ishte në periudhën paraprake kur Serbia fuste mallrat e saj në tregun kosovarë pothuajse pa asnjë pengesë.

    “Derisa, para taksës e reciprocitetit, rreth 35 milionë ka qenë një muaj, tani jemi në një periudhë mjaft të gjatë dhe i tërë importi ka arritur në 54 milionë. Mund të themi se muaji tani është 1 e 3 e muajit paraprak”, u shpreh Stavileci për Front Online.

    Se taksa e reciprociteti, dy masat që Qeveria e Kosovës i vendosi Serbisë si kundërpërgjigje ndaj fushatës që kjo e fundit bënte për ç`njohje të pavarësisë së Kosovës, e dhanë ndikimin e tyre në rënien e importit nga Serbia, e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Bardh Ahmeti.

    Megjithatë tregu kosovarë mbetet akoma treg i hapur për produktet serbe, për aq kohë sa sipas tij nuk hyjnë në zbatim disa faktorë.
    “Vetëm ngritja e cilësisë së produkteve vendore, rritja e vetëdijes së konsumatorëve për konsumin e produkteve vendore, rritja e numrit të prodhuesve vendor dhe fuqizimi i prodhimeve vendore nga shteti, mund ta rrisin konkurrueshmërinë në dëm të produkteve serbe”, tha ai për Front Online.

    Të dhënat e Doganës nuk e vendosin më Serbinë në krye të listës së eksportuesëve më të mëdhenj në Kosovë.

    Serbia, që para vendosjes se taksës e reciprocitetit eksportonte në Kosovë mbi 450 milionë euro produkte brenda vitit – kryesisht aso që lidheshin me Industrinë Ushqimore, Industrinë e materialit ndërtimor dhe kimikatet e ndryshme, tash ka rënë për disa pozita më poshtë.
    /Front Online/

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.