Lajme

Një i burgosur rezulton pozitiv me Coronavirus në burgun e Pejës

Një i burgosur rezulton pozitiv me Coronavirus në burgun e Pejës
19:23 | 30 Qershor 2020

Të mërkurën një i burgosur ka rezultuar pozitiv me koronavirus në burgun e Pejës.

I njëjti person kishte qenë i vendosur në dhomë edhe me tre të burgosur tjerë, por të tjerët kishin rezultuar negativ.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi për media në SHKK, Florent Gashi i cili tha se i  burgosuri tashmë është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore

“Me 24.06.2020, QP Pejë, pas marrjës së rezultateve të testimit për Covid-19, nje i burgosuri ka rezultuar pozitiv. I burgosuri ka qenë i vendosur në dhomë edhe me tre(03)të burgosur tjerë, mirepo pas marrjës se rezultateve, të tjerët kanë rezultuar negativ. I burgosuri i konfirmuar pozitiv është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, ka thënë Gashi.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera