[wp-story]

Bota/Rajoni

Një gropë e madhe në rrugë e ‘gëlltiti’ autobusin, ka edhe të vdekur

Një gropë e madhe në rrugë e ‘gëlltiti’ autobusin, ka edhe të vdekur
11:35 | 14 Janar 2020

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë lënduar pasi në mes të rrugës në Kinë u hap një gropë e madhe në të cilën ka rënë një autobus dhe disa këmbësorë.

Incidenti ndodhi të hënën mbrëma në qytetin Ksining në Kinën qendrore, dhe në video xhirimet e kamerave të sigurisë shihet një shpërthim në gropë, menjëherë pasi autobusi dhe këmbësorët ranë në të, transmeton BBC.

Në xhirim është shënuar momenti menjëherë pas incidentit, ku shihet se si njerëzit e presin autobusin, e pastaj ikin pasi gropa befas u hap dhe e “gëlltiti” autobusin.

Sipas shkrimeve të medieve lokale, gropa e cila u krijua është e madhe rreth 10 metra, dhe për momentin nuk dihet se sa persona ishin në autobus në momentin e aksidentit./Insajderi

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera