Një studim me teste serologjike ka zbuluar se gati një e treta e popullatës së Afganistanit, apo rreth 10 milionë banorë, mund të jenë infektuar me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit, transmeton BBC.
Zbulimet janë bërë nga rezultatet e testimeve serologjike të bëra me 9500 persona nëpër vend, me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Universitetin John Hopkins.
Ahmad Jawad Osmani ka thënë se shumica e rasteve janë zbuluar në qytete, ku kryeqendra Kabuli ka qenë më i prekuri. Shumë raste besohet se kanë qenë pa simptome.
Afganistani zyrtarisht ka regjistruar rreth 36 mijë të infektuar e 1200 të vdekur. Vendi është duke vuajtur nga varfëri ekstreme, ku sistemi shëndetësor është nën ngarkesë të madhe si pasojë e konfliktit me dekada.

Të tjera
-
13:05 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniTërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju13:00 | 06 Shkurt 2023
-
12:58 | 06 Shkurt 2023
-
12:57 | 06 Shkurt 2023
-
12:54 | 06 Shkurt 2023
-
12:50 | 06 Shkurt 2023
-
12:48 | 06 Shkurt 2023
-
12:39 | 06 Shkurt 2023
-
12:34 | 06 Shkurt 2023
-
12:33 | 06 Shkurt 2023
-
12:26 | 06 Shkurt 2023
-
12:16 | 06 Shkurt 2023