[wp-story]

Lajme

Një ditë pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, Sejdiu me familje në Plavë e Guci

Një ditë pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, Sejdiu me familje në Plavë e Guci
18:08 | 04 Gusht 2019

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, një ditë pas Kuvendit të IX-të Zgjedhor të LDK-së, ka shkuar me familjen e tij të vizitojë Malësinë e Malit të Zi.

Këtë e bëri të ditur ai me anë një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ish-presidenti tha se për të ishte një ditë e mrekullueshme.

“Një ditë e mrekullueshme me familje në Plavë e Guci dhe në bjeshkët e Tamarës e të Kelmendit”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka deklaruar dje para mediave se procesi i Kuvendit Zgjedhor në LDK është shtrydhur, duke shtuar se delegatët nuk kanë ushtruar votën e lirë sepse janë kërcënuar me largim nga puna.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera