×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Një ditë para vendosjes së reciprocitetit në targa me Serbinë, a po tërhiqet Qeveria e Kosovës?

    FrontOnline
    14 Shtator 2021

    Marrëveshja e përkohshme për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundon këtë të mërkurë (nesër).

    Qeveria ka paralajmëruar se do të marr vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë, por një ditë para skadimit të kësaj marrëveshje ekzekutivi ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

    Për përfundimin e kësaj marrëveshje, foli zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, me t’u kthyer nga takimi në Bruksel.

    “Në takimin ku është diskutuar për targat ne kemi deklaruar se afati përfundon më 15 shtator dhe nuk shohim arsye për vazhdim. Përdorimi i targave ka filluar në prill në vitin 2011 dhe palët pastaj kanë devijuar dhe kanë tentuar ta bëjnë marrëveshje të përhershme. Nevoja që kjo të trajtohet në Bruksel është artificiale”, tha ai.

    Pyetjeve të FrontOnline se a do të merr sot Qeveria “Kurti” vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa, nuk i janë përgjigjur kabineti i Kurti e as zëvendëskryeministri Bislimi.

    Ish-ministri i Brendshëm tregon arsyet e mos vendosjes së reciprocitetit

    Por zbatimin e reciprocitetit për targa, nuk po e sheh problematike, ish-ministrit i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa.

    Ai për Front Online, tha se Kosova ka qenë e përgatitur edhe më herët për vendosjen e reciprociteti për targa, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të shqiptarëve të cilët jetojnë në Preshevë e Bujanoc.

    “Këtu ka qenë një shkak që nuk është aprovuar, për shkak të qytetarëve tanë që kemi në Preshevë, Bujanoc, ata e kanë kundërshtuar për shkak se u dëmtoshin financiarisht. Gjatë mandatit tim, ne teknikisht kemi qenë të përgatitur sa i përket zbatimit të marrëveshjes. Mundësitë janë që të zbatohet, ne kemi të drejt dhe nuk dëmtohemi aspak vetëm sa e kushtëzojmë Serbinë me zbatu marrëveshjen. Serbia nuk ka qare pa e zbatuar pasi që në kufi vendosen masat reciproke”, tha ai.

    Dedaj: Reciprociteti për targa me Serbinë nuk sjellë humbje

    Lidhur me reciprocitetin që pritet të vendoset nga Qeveria e Kosovës për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për FrontOnline, ka folur edhe njohësi i komunikacionit, Nol Dedaj.

    Ai tha se pret që me vendosjen e reciprocitetit për targa të përmirësohen edhe  raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Është normale që reciprocitetit të vendoset me çdo shtet nëse ai shtet nuk t’i njeh ty targat dhe po shpresoj se kjo formë e zgjedhjes së problemit të qarkullimit të lirë do të bëhet dhe do të përmirësohet edhe niveli shtetëror në mes të Kosovë dhe Serbisë” tha ai.

    Ai tha se me vendosjen e reciprocitetit, Kosova nuk do të ketë humbje.

    “Nuk shoh humbje te pala kosovare pasi që regjistrimet e automjeteve duhet me qenë të njohura nga çdo shtet, ne e kemi rastin e shteteve që nuk na kanë njohur por na i njeh tabelat dhe e paguajnë vetëm sigurimin. Pres që vendimi të merret nesër dhe të zbatohet, nuk është punë e vështirë sikurse ata i japin tabelat plotësuese mund t’i japim edhe ne” , tha ai

    Ndërsa dy protagonistët e involvuar në proces të dialogut, Edita Tahiri për shumë vjet dhe Skender Hyseni për disa muaj nuk kanë dashur të komentojnë paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

    “Unë do të flasë kur do të mbahet takimi në nivelin politik”, ka deklaruar ish ministrja për dialog Edita Tahiri , për FrontOnline, pa dashur të flasë fare për paralajmërimin e Qeverisë.

    Për këtë temë nuk ka dashur të flasë as ish-koordinatori për dialog, në Qeverinë “Hoti”, Skender Hyseni

    Ai ka thënë se nuk komenton derisa të merret vendimi nga Qeveria.

    /Front Online/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...
    Lajme19 Prill 2024
    Paraditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fillimin e punimeve të zgjerimit të Rrugës Nacionale N-9, segmenti...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Sport19 Prill 2024
    Gjyqtarë të huaj në bashkëpunim me vendorë do të gjykojnë ndeshjet e basketbollit kosovar nga faza gjysmëfinale e play off-it. Nga burime...
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.