×
  • Lajme
  • Lajme

    Një dekadë në krye të LDK-së, fundi i epokës së Isa Mustafës

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Pas më shumë se 10 vitesh në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është dorëhequr nga ky post duke e lënë partinë të dalë nga zgjedhjet me humbjen më të thellë në historinë e saj.

    Isa Mustafa nuk ka pritur shumë gjatë për të dorëzuar dorëheqjen nga pozita e njeriut më të rëndësishëm në LDK, post ky që e mbajti më shumë se një dekadë.

    Nga partia më e votuar në Kosovë, LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç se është radhitur e treta me radhë, ka dalë me një humbje të thellë e diferencë të madhe nga subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje.

    Mustafa ishte zgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike në vitin 2010-të. Ai në atë kohë mbante postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, derisa kishte garuar në Kuvendin e shtatë zgjedhor të Lidhjes Demokratike kundër Fatmir Sejdiut duke fituar kështu me 234 vota.

    Kuvendi zgjedhor i LDK-së kishte zgjedhur Isa Mustafën për herë të dytë kryetar të partisë në vitin 2015-të.

    Saktësisht me 31 maj të vitit 2015-të, Isa Mustafa kishte marrë besimin e shumicës së delegatëve të Kuvendit zgjedhor, me vetëm 2 vota kundër nga 350 sosh.

    Zgjedhja e Mustafës atëkohë edhe për edhe një mandat të kryetarit të LDK-së ishte bërë me aklamacion, dhe vetëm me kandidaturën e tij, ndërkohë që delegatët e LDK-së nuk e kishin aprovuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të kësaj partie, duke i dhënë asaj vetëm 62 vota.

    Në vitin 2019-të ndërkaq, Mustafa ishte zgjedhur në krye të këtij subjekti për herë të tretë pasi që paraprakisht delegatët nuk kishin votuar që Fatmir Sejdiu të ishte kundërkandidat i tij.

    Në kuvendin e 9-të zgjedhor ai kishte marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. Procesi i Kuvendit Zgjedhor ndërkaq ishte mbajtur me dyer të mbyllura për publikun.

    Ish-kryetari i Prishtinës që ka udhëhequr për një kohë të gjatë në këtë subjekt e ka parë LDK-në të dalë nga rezultate të ndryshme prej zgjedhjeve të përgjithshme e komunale.

    Në vitin e parë sa ishte në krye të LDK-së Isa Mustafa, ky subjekt kishte dalë i dyti nga zgjedhjet e jashtëzakonshme duke u radhitur pas PDK-së me 172 mijë e 552 vota.

    Në vitin 2014-të ndërkaq, LDK-ja ishte radhitur përsëri e dyta në zgjedhje kësaj here me 184.594 vota apo 25,24%.

    Ani pse kishte marrë më shumë vota se vitet paraprake, LDK kishte pësuar rënie në vitin 2017-të kur u radhit e treta pas PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke marrë gjithsej 185 mijë e 885.

    Me kandidate për kryeminsitre, Vjosa Osmanin LDK-ja arriti që të dalë në përqindjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

    Duke u radhitur në vend të dytë pas LVV-së së Albin Kurtit, LDK-ja ka marrë gjithsej 206 mijë e 516 vota.

    Nga votat që janë numëruar deri më tani në zgjedhjet e 14 shkurtit me kandidat për kryeministër, Avullah Hotin, LDK-ja ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj duke marrë gjithsej 102 mijë e 961 vota, pa ato të diasporës dhe me kusht, apo 13,08% të totalit.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.